SHBA financon monitorimin e zgjedhjeve 2009, gati 150 vëzhguesit e KSHH

Komiteti Shqiptar i Helsinkit do të monitorojë zgjedhjet e reja parlamentare që do të organizohen më 28 qershor 2009 në Shqipëri. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, mësohet se KSHH do të vëzhgojë procesin parazgjedhor, fushatën elektorale dhe zgjedhjet e 28 qershorit 2009 me qëllim që të kontribuojë për respektimin e votës së lirë të zgjedhësve, zhvillimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike dhe për përmirësimin e mëtejshëm të reformës zgjedhore në frymën e dokumenteve ndërkombëtare.
KSHH ndodhet në procesin e akreditimit të rreth 150 vëzhguesve afatgjatë dhe afatshkurtër. Vëzhgimi do të shtrihet kryesisht në rrethet: Tiranë, Durrës, Fier, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Shkodër, Vlorë dhe Elbasan. Sipas kësaj deklarate bëhet e ditur, se vëzhguesit do të trajnohen gjatë 4 trajnimeve rajonale që do të zhvillohen në Tiranë, Fier, Shkodër dhe Elbasan lidhur me kodin zgjedhor, metodologjinë e vëzhgimit dhe raportimit. Fushat e monitorimit do të prekin aspekte të veçanta të procesit parazgjedhor dhe të fushatës zgjedhore, ndër të cilat, shpallja e listave përfundimtare të votuesve, regjistrimi i partive politike dhe koalicioneve, pajisja e qytetarëve me kartat e identitetit, respektimi i Kodit të Etikës nga partitë politike dhe kandidatët e tyre, etj, theksohet në deklaratë. Ndër të tjera, KSHH-ja do të ndjekë gjithashtu, mbarëvajtjen e përgatitjes për zgjedhje dhe në varësi të problemeve që mund të dalin, ai do të mbajë kontakte me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe organizatat e tjera vëzhguese vendase dhe të huaja. Bazuar në të dhënat e mbledhura dhe problemet që mund të shfaqen, KSHH-ja mund të dalë me reagime publike, të informojë institucionet përkatëse për zgjidhjen e problemeve. Në përfundim të procesit të votimit, mësohet se KSHH do të dal me një raport paraprak dhe në përfundim të procesit zgjedhor me një raport përfundimtar ku do të përshihen edhe rekomandimet e nevojshme për përmirësimin e procesit zgjedhor në Shqipëri. Gjithashtu, në kuadër të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të datës 28 qershor 2009, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) ka trajnuar 60 vëzhgues, që do të angazhohen në vëzhgimin e aspekteve të ndryshme zgjedhore dhe të ditës së zgjedhjeve në Tiranë dhe Durrës. Trajnimi synoi ngritjen e kapaciteteve të vëzhguesve, për një monitorim të paanshëm, objektiv dhe profesional. Gjatë trajnimit, vëzhguesit u njohën me aspekte teorike dhe praktike të legjislacionit zgjedhor, të drejtat dhe detyrat e vëzhguesve, administrimi i zgjedhjeve, ngritja dhe funksionimi i KZAZ-së, listën e zgjedhjeve, fushatën zgjedhore, qendrat e votimit, procesin i votimit dhe numërimit të votave, etj. Vëzhguesit u njohën gjithashtu edhe me manualin për Kodin Zgjedhor, hartuar nga ekspertë të KSHH-së, i cili trajtonte aspektet më të rëndësishme se ku do të fokusoheshin vëzhguesit gjatë monitorimit të zgjedhjeve parlamentare. Vëzhgimi i zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009 mbështetet financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SHBA-së, në Tiranë.
Fushat e monitorimit
Fushat e monitorimit të KSHH-së do të jenë: aspekte të veçanta të procesit parazgjedhor dhe të fushatës zgjedhore, konkretisht kërkesat dhe ankesat e qytetarëve për listat paraprake të votuesve, shpallja e listave përfundimtare të votuesve, regjistrimi i partive politike dhe koalicioneve, pajisja e qytetarëve me kartat e identitetit, trajnimi në kohë i komisionerëve, ngritja në kohë e grupeve të numërimit, ngritja e KQV-ve dhe emërimi i anëtarëve tyre Brenda afateve ligjore. Gjithashtu, KSHH do të monitorojë respektimin e Kodit të Etikës nga partitë politike dhe kandidatët e tyre; procesi i votimit dhe numërimit të votave.
Fushat e monitorimit
Fushat e monitorimit të KSHH-së do të jenë: aspekte të veçanta të procesit parazgjedhor dhe të fushatës zgjedhore, konkretisht kërkesat dhe ankesat e qytetarëve për listat paraprake të votuesve, shpallja e listave përfundimtare të votuesve, regjistrimi i partive politike dhe koalicioneve, pajisja e qytetarëve me kartat e identitetit, trajnimi në kohë i komisionerëve, ngritja në kohë e grupeve të numërimit, ngritja e KQV-ve dhe emërimi i anëtarëve tyre Brenda afateve ligjore. Gjithashtu, KSHH do të monitorojë respektimin e Kodit të Etikës nga partitë politike dhe kandidatët e tyre; procesi i votimit dhe numërimit të votave.