E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli, Patos: Shqipëria shumë shpejt anëtare e BE

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në një takim me gra dhe vajza të Patosit, në rrethin e Fierit, deklaroi se ndryshimi i Shqipërisë është i prekshëm dhe i reflektuar në çdo fushë. Në këtë drejtim ajo ka shtuar se në këto 4-vite qeveria aktuale ka ndërtuar rreth 1012 shkolla, është dyfishuar numri i studentëve, janë rritur standardet ekonomike, janë rritur dhe do të vazhdojnë të rriten rrogat, pensionet  dhe subvencionimet në sektorin bujqësor-blegtoral. Gjithashtu, kryetarja e Kuvendit vuri në duke rolin e madh e të pazëvendësueshëm të grave në këto arritje. Unë dua të shpreh mirënjohjen me gjithë zemër për çdo grua, që kam takuar në çdo qytet e fshat gjatë kësaj periudhe, pasi për mua kjo ka qenë një eksperiencë unike, u shpreh Topalli, duke shtuar se një familje e fortë është një komb i fortë. Kryetarja e kuvendit theksoi se Shqipëria tashmë është anëtare e NATO-s dhe shumë shpejt do të jetë anëtare e BE duke u prezantuar para botës dinjitoze, si një vend, që ofron rend e qetësi, zhvillim e prosperitet, si një vend ku plotësohen standardet demokratike dhe liritë e individit. Kjo tregon që Shqipëria po ndryshon dhe gratë duhet të marrin timonin e drejtimit të shoqërisë, ashtu si kanë marrë gjatë gjithë historisë timonin e drejtimit të familjeve të tyre, u shpreh ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›