Rama vetëshpallet si Mesia në ditën e lindjes së Krishtit
Kryesocialistin nuk e ndalin as festat fetare për të shpërhapur politikën e tij të re
TIRANE - Në ditën e një feste të shenjtë siç është ajo e Krishtlindjeve, kryesocialisti Edi
Rama nuk ka ngurruar që të bëjë politikë, madje para një institucioni fetar të flasë për politikën e tij të re.
Kryetari i Partisë Socialiste, i ka pritur Krishtlindjet fillimisht në Shkodër. Mesnata e ka gjetur liderin e opozitës, në Kishën Katolike të qytetit verior,
të shoqëruar nga i biri i tij, nga ku ka përcjellë urimet për të gjithë besimtarët katolikë në vend.
Ndërkohë, në mesditën e 25 dhjetorit, Edi Rama, ka pasur në krahë Sekretarin Organizativ, Blendi Klosi, për të qenë të pranishëm në Kishën Ortodokse në kryeqytet, ku janë pritur nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos. Pas pritjes së ngrohtë dhe urimeve të rastit, Kryetari i PS, duke folur për mediat, ka uruar të gjithë shqiptarët për më shumë shpresë dhe mundësi të reja.
“Dua t’ju uroj shërim të shpejtë të gjithë atyre që janë të pamundur. Dua t’ju uroj shpresë dhe mundësi të gjithë atyre, që janë të varfër e të papunë, në një Shqipëri që jeton ditë të vështira dhe ku kemi nevojë të gjithë për një besim të ri, në mënyrë që të bëjmë realitet ëndrrat e fëmijëve, ambiciet e të rinjve, dëshirat e prindërve, lutjet e të moshuarve. Dua t’ju uroj shërim të shpejtë të gjithë atyre që janë të pamundur. Dua t’ju uroj shpresë dhe mundësi të gjithë atyre, që janë të varfër e të papunë, në një Shqipëri që jeton ditë të vështira dhe ku kemi nevojë të gjithë për një besim të ri, në mënyrë që të bëjmë realitet ëndrrat e fëmijëve, ambiciet e të rinjve, dëshirat e prindërve, lutjet e të moshuarve”, deklaroi kreu i PS-së.
Po të vëzhgohen me vëmendje frazat e kryesocialistit Rama ndjehen gjurmët e citateve biblike nga fjalimet e vetë Krishtit në turmë. E ndërsa vetë ky i fundit i vetë kishte një mision hyjnor për të kryer në tokë, kryebashkiaku i Tiranës që nuk po mundet këto ditë të vendosë edhe ato pak ornamenteve zbukuruese që posedon Bashkia në kuadër të atmosferës festive, u vetëshpall dje si Mesia (Shpëtimtari) që ka ardhur për ti nxjerrë shqiptarët nga mjerimi, sikurse pretendon ai.