E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramadani: Gruevski nuk mendon për myslimanët

Fakti që ndërtimi i xhamisë Burmali nuk është parashikuar në projektin “Shkupi 2014” tregon se kryeministri Nikolla Gruevski nuk I konsideron qytetarët muslimanë të Maqedonisë. Kështu vlerëson Kryetari i Këshillit nismëtar për ndërtimin e xhamisë Burmali, Ramadan Ramadani në vijim të reagimeve ndaj projektit Shkupi 2014.

“Muslimanët kanë marrë porosinë e tyre se ky kryeministër nuk mendon për
ata. Ne si përshëndetje për këtë porosi duke filluar nga java e kaluar
kemi filluar takime intensive me faktorin ndërkombëtar. Sot dita e hënë
ne i kemi dërguar një letër kryeministrit Sali Berisha për ta alarmuar
për këtë situatë dhe gjenocid kulturor që bëhet ndaj shqiptarëve dhe
muslimanëve tjerë në Maqedoni. Ne duke filluar edhe nga autoritetet
turke edhe më tej do t’i informojmë” tha Ramadani

Lëvizja qytetare “Zgjohu” do të dërgojë në ministrinë e Kulturës
kërkesën për përfshirjen në projekt edhe të heronjve dhe monumenteve
shqiptare.

“Organizata qytetare “Zgjohu” e mbështetur nga së paku 20 organizata
tjera joqeveritare shqiptare të mbledhura në forumin “Zgjohu” kërkojnë
nga ministrja e kulturës dhe qeveria e Maqedonisë të rindërtojnë
shtëpinë e lindjes së Nënëz Terezë në vendin ku gjendet pllaka
përkujtimore, kërkojmë ndërtimin e Burmali xhamisë në vendin ku ka
ekzistuar derisa është rënuar dhe në sheshin e qytetit të ndërtohet një
bust, monument, apo përmendore e heroit tonë kombëtar Adem Jasharit” tha
Bekim Hoxha.Përfaqësues i Lëvizjes Qytetare “Zgjohu”.

Kërkesën për ngritjen e monumenteve dhe busteve të heronjve shqiptarë,
lëvizja qytetare “Zgjohu” pritet t’a dorëzojë në Ministrinë e Kulturës
dhe në Qeverinë e Maqedonisë, në fund të kësaj jave.

Shkëlzen Aqifi 

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›