Shkupi 2014, autorët mbrojnë punën e tyre

Pas protestave dhe debateve të zhvilluara rreth projektit "Shkupi 2014", së fundmi reagojnë edhe autorët e skulpturave. Tetëmbëdhjetë autorët përmes një deklaratë të përbashkët, kundërshtojnë çdo përpjekje për zhvlerësimin e punës dhe aftësisë së tyre, ndërsa kritikat për vizionin e prezantuar për pamjen e kryeqytetit, i vlerësuan si joprofesionale dhe të pabaza.
"Për ne është qesharake, por edhe pikëlluese motivi dhe qëllimi i
kritikave të shumta që u shprehën këto ditë, ndërsa nuk e kuptojmë pse
kritikohet diçka që është pozitive dhe diçka që fisnikëron me altruizmin
e vet" tha Zharko Bashevski, autor i përmendores. "Shën Cirili e
Metodi”.
Për projektin “Shkupi 20014” u debatua edhe në një tribunë tjetër të
organizuar nga qytetarët e vjetër të Shkupit, ndërsa ambasadori amerikan
në Maqedoni, Philip Reeker, nuk komentoi rreth këtij projekti.
"Ajo për të cilën kemi ëndërruar gjithmonë, për të rindërtuan ca gjëra,
ekziston në këtë projekt. Eshtë sikur ta kisha parë të realizuar
ëndrrën time" shprehet Danilo Kocevski, Kronist i Shkupit.
"Vendimet për projekte të tilla dhe për shfrytëzimin e fondeve të tilla
duhet të merren nga maqedonasit" tha ambasadori amerikan Reeker.
Projekti "Shkupi 2014" shkaktoi reagime në opinionin publik në Maqedoni,
dhe si rrjedhojë një grup qytetarësh protestoi në sheshin e Shkupit
kundër realizimit të tij.
Frosina Cvetkovska
< I mëparshmi