E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ramës i shkoi dëm udhëtimi në Kukës”

 

“Ish-kryeministri Pandeli Majko, i shoqëruar nga kryetari i socialistëve të mbetur Edi Rama, u zhgënjyen në Shishtavec të Kukësit. Prandaj ky udhëtim i shkoi dëm Edi Ramës”, këtë deklaratë bëri dje Ministria e Bujqësisë përmes zëdhënësit të saj për shtyp Rexhep Shahu. “U foli banorëve për varrosjen e patateve dhe aty plasi gazi. Patatja mbahet dhe ruhet në gropë, sipas traditës së asaj zone dhe del në treg kryesisht në dimër, por ky proces nuk quhet varrosje e patateve”, tha Shahu. Sipas tij, para vitit 2005 një kg patate Shishtaveci shitej sa një çamçakëz 3 lekë. Sot shitet 25-30 lekë. Kjo nuk e thellon varfërinë e banorëve të Shishtavecit. “Në Kukës, veç depos dhe impiantit të patates, kjo qeveri, MBUMK-ja, ka ndërtuar dhe inauguruar në 2008 tregun e madh të prodhimeve bujqësore për t’u ardhur në ndihmë fermerëve, që të shesin prodhimet e tyre, me vlerë mbi 500 mijë dollarë”, deklaroi zëdhënësi i ministrisë. Ai shtoi se aktualisht me fonde të MBUMK–së po ndërtohet tregu bujqësor në Peshkopi dhe në Has me vlerë mbi 1.5 milionë dollarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›