Ramiz Alia: Dosjet janë manipuluar nga gjithë qeveritë
18 vjet mbas rënies së komunizmit, hapja e arkivave të gjithë-pushtetshmes polici sekrete, vazhdon të jetë një debat i hapur në Shqipëri, ku njerëzit, në sfondin e manipulimeve politike, janë të ndarë midis dëshirës për të mësuar dhe frikës për të njohur të vërtetën.
"Vetëm fundi i spekulimeve mbi këtë çështje do të lejojë pastrimin e politikës dhe shoqërisë shqiptare nga ethet dhe hijet e dosjeve të Sigurimit, të policisë sekrete të Enver Hoxha", thotë për AFP, shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare.
"Gjithë popullata mbahet nën terrorin e dosjeve", thotë i revoltuar Bedri Çoku, që ka kaluar 34 vjet në burgjet dhe kampet komuniste. "Kur del çështja e hapjes së dosjeve, ajo mbytet po aq shpejt, pasi shumë rendin të shpjegojnë se arkivat ose janë shkatërruar ose janë manipuluar nga bota politike", shton ai.
"Në vend të ndihmojë për zbardhjen e së vërtetës, manipulimet mbi këtë çështje kanë ushqyer në Shqipëri një manipulim politik që prej vitesh po mban peng gjithë politikën dhe shoqërinë shqiptare", pohon Ismail Kadare.
"Hapja e dosjeve për personalitetet publike dhe politike është e domosdoshme, sepse, për sa kohë nuk është shkulur kjo e keqe, shoqëria shqiptare do të vazhdojë të jetë e sëmurë", thotë kandidati për çmimin "Nobel" në letërsi, Kadare.
Është e "papranueshme", sipas shkrimtarit shqiptar, që politika vazhdon të përdorë këto dosje për të kontrolluar kundërshtarët e për t‘i mbajtur ata nën presion sa herë mendojnë se është e nevojshme. Është e "pafalshme", vlerëson ai pa fshehur zemërimin, që ish-agjentë të kenë poste të rëndësishme e për më tepër të vazhdojnë të bëjnë moral.
Sipas burimeve informative të huaja, rreth 10000 njerëz kanë punuar në Sigurimin e Enver Hoxhës, i cili e krijoi këtë institucion menjëherë pas ardhjes së tij në fuqi edhe si një mjet të fuqishëm për të shtypur edhe kundërshtarët e tij politikë, që në pjesën më të madhe u vranë, u internuan apo vdiqën në burgje.
Me rënien e komunizmit në fillim të viteve ‘90, Sigurimi i Shtetit u kthye në Shërbim Informativ Sekret. Sipas burimeve jozyrtare, rreth 20% e popullatës shqiptare ka dhënë në forma të ndryshme informacion ndërmjet levave të Partisë së Punës, organizatave të masave apo ka bashkëpunuar me Sigurimin, duke denoncuar shpesh aktivitetin e miqve, komshinjve, kolegëve ose edhe të njerëzve të afërm të familjes.
Mediat shqiptare botojnë rregullisht pjesë të dosjeve të policisë sekrete apo lista pseudonimesh të njerëzve publikë, që thuhet se kanë bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit. Mjediset politike nuk qëndrojnë gjithashtu larg kësaj loje, duke akuzuar e treguar me gisht edhe anëtarë të Parlamentit që, sipas tyre, kanë qenë të lidhur me policinë sekrete.
"Ligjet e kaluara deri tani nga Parlamenti shqiptar kanë qenë të pamjaftueshme për t‘i dhënë fund spekulimeve dhe, me disa përjashtime, për të larguar nga jeta publike ish-bashkëpunëtorët e policisë komuniste", pranon Kastriot Dervishi, drejtor i Arkivit të Ministrisë së Brendshme. Parlamenti shqiptar është angazhuar të adaptojë një ligj të ri lustracioni, të destinuar të përjashtojë nga jeta politike agjentët e vjetër të policisë sekrete, por mosmarrëveshjet midis mazhorancës dhe opozitës nuk kanë bërë gjë tjetër veç kanë ushqyer skepticizmin e shqiptarëve mbi mundësinë e kësaj nisme.
Ramiz Alia, pasuesi i Enver Hoxhës, diktatorit të vdekur më 1985, është në favor të hapjes së arshivave, por ai nuk mund të fshehë skepticizmin e tij kur thotë: "Duhet të hapen, por arkivat janë shkatërruar, seleksionuar, manipuluar nga të gjitha qeveritë". (që nga koha e rënies së komunizmit). "Hapja e tyre nuk do të sjellë asgjë të vlefshme për shoqërinë", siguron AFP-në, ish- presidenti i fundit komunist në Shqipëri. Burime të shumta konfirmojnë se kjo zhdukje e arkivave dhe përdorimi i tyre për arsye të ndryshme ka filluar që në vitin 1991, me udhëheqësit e vjetër komunistë, një praktikë që ka vazhduar më pas edhe nga të gjithë udhëheqësit e qeveritë e tjera në vite. Gjatë rebelimit të armatosur në 1997-ën, një pjesë e arkivave të shërbimit sekret, të vendosura në një tunel që i përkiste Ministrisë së Mbrojtjes, afër Tiranës, u vodh dhe u hodh në lumë nga njerëz të armatosur në kërkim të rezervave të arit. "Në arkivat e Ministrisë së Brendshme ka vetëm 30000 dosje, e në përgjithësi ato i përkasin personave të panjohur ose ish-bashkëpunëtorëve tashmë të vdekur", konfirmon zoti Dervishi. "Rreth 500 emra bashkëpunëtorësh të rëndësishëm janë fshirë me kujdes nga regjistrat e policisë... Ekspertët e huaj mundën të verifikojnë vetëm 20 nga emra…", shpjegon ai.
Shtypi shqiptar ka thënë se 27000 deri në 60000 dosje janë zhdukur, por asnjë burim zyrtar nuk ka ditur të thotë tani të vërtetën e shifrave, pasi mjegullnaja mbi këtë çështje duket se i intereson bukur mirë atyre që vazhdojnë t‘i përdorin ato. Ndaj dhe shqiptarët janë dakord kur thonë se një dosje nuk zhduket dot kurrë plotësisht. Diku janë ruajtur, diku ka elemente të mundshëm për t‘u shfrytëzuar për qëllime manipulimi, shantazhi apo edhe studimi, kur politika të heqë dorë nga përdorimi i tyre.
Spiunët, PD-ja dështon me dosjet
Aldo Bumçi shpalos objektivat për sesionin e ri parlamentar
Edhe pse kishte premtuar se afati i fundit për ligjin e hapjes së dosjeve do të miratohej në shtator, mazhoranca sërish ka dështuar. Pasi nuk e bëri në muajin korrik, kur nisi zhurma e madhe, Partia Demokratike sërish nuk ka mundur ta çojë në fund misionin e hapjes së dosjeve të spiunëve, duke e lënë këtë çështje, ndoshta në fund të vitit, apo në janar. Pavarësisht premtimeve për hapjen e dosjeve brenda muajit korrik, PD-ja ndryshon qëndrim, më pas e la këtë çështje për muajin shtator. Por as në shtator nuk u bë gjë. Megjithatë, vazhdon të jetë skeptik qëndrimi i një grupi të konsiderueshëm deputetësh se dosjet do të hapen një ditë, duke deklaruar se ato po përdoren si mjet shantazhi politik.
Rikthimi i dosjeve
Zhurmat e mëdha politike rikthejnë në lojë çështjen e hapjes së dosjeve. Kështu ndodhi edhe në verën e shkuar, kur PD-ja u përplas fuqishëm me Presidentin Topi për dekretet e Gjykatës së Lartë, çka bëri që Partia Demokratike të rihapte me vrull debatin e spiunëve. Pesë dekretet e Topit për emërimet në Gjykatën e Lartë, pa pyetur PD-në, kanë alarmuar Kryeministrin Berisha dhe Jozefina Topallin gjithashtu. Frustrimi preku edhe shumë deputetë të PD-së, çka e detyroi Berishën që të risjellë në skenë çështjen e dosjeve me premtimin se ato do të hapen brenda këtij sesioni parlamentar. Edhe këtë herë, ashtu si më parë, PD-ja tërhiqet nga hapja e dosjeve.
Premtimi i pambajtur
"Të hapen dosjet dhe të mbyllen gojët". Ky ishte premtimi që deputetë të majtë e të djathtë bënë për një muaj rresht, por që i mungoi një vullnet i fortë dhe dëshirë e mirë për t‘u realizuar. Që nga Kryeministri Berisha, Jozefina Topalli dhe deri te Fatos Hoxha i PD-së, u dha premtimi se dosjet do të shqyrtohen brenda muajit korrik. Afati i shqyrtimit të dosjeve, siç është shtyrë për vite me radhë, vazhdon të shtyhet edhe sot e kësaj dite. Shtatori ishte muaji ku PD-ja bëri premtimin e radhës, por duket se ishte thjesht një "shashkë". Ka shumë mundësi që PD-ja do të dalë së afërmi dhe do të thotë: "Dosjet i shtyjmë pas zgjedhjeve. Kemi gjëra më të rëndësishme për të bërë në këto kohë".
Deklaratat
Në korrik, zëdhënësi i grupit kuvendor të PD-së, Aldo Bumçi, zbardhi programin e Partisë Demokratike për sesionin e ardhshëm parlamentar. Pikat më pikante ku PD-ja do të fokusohet në muajin shtator do të jenë Kodi Elektoral, projektligji për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ligji për gjyqësorin dhe ligji për prokurorinë. Megjithëse sesioni i ri fillon më datën 15 shtator, Partia Demokratike premton se do të mbyllë një seri çështjesh brenda shtatorit. Bumçi ka theksuar se brenda 15 ditëve do të mbyllen çështje të rëndësishme si Kodi Elektoral, dosjet e spiunëve dhe reforma në drejtësi. Ligji për Gjykatën Administrative është bërë gati nga ministri Enkelejd Alibeaj dhe mbetet vetëm për t‘u diskutuar në shtator. Zhurma e dosjeve që përpin skenën politike sa herë shfaqet diçka më e madhe do të kthehet sërish në shtator. Deri në fund të shtatorit, Komisioni i Ligjeve do të përcaktojë Kodin e ri Elektoral, por do t‘i japë fund edhe ligjit për prokurorinë dhe ligjit për gjyqësorin.
PD-ja përplaset me PS-në për "spiunët"
"Qëndrimi i PS-së për dosjet, i pakuptimtë"
PD-ja përplaset me PS-në për ligjin e dosjeve të spiunëve të ish-Sigurimit të Shtetit. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, i kërkon Partisë Socialiste të sqarojë se çfarë fshihet pas qëndrimit të dyfishtë të PS-së për ligjin për dosjet. "Në fillim, porosisni Majkon të bëjë ligjin, pastaj i kërkoni Isarajt ta kundërshtojë, më pas kërkoni në Komisionin e Ligjeve të hapen të gjitha dosjet dhe më pas Fatmir Xhafa vjen me propozim të ri", tha Bumçi. PD-ja ka premtuar se, në rast se opozita nuk jep konsensusin për hapjen e dokumenteve të shërbimit sekret gjatë kohës së komunizmit, do ta miratojë e vetme draftin. "Pyetja për kryetarin e PS-së është e drejtpërdrejtë: Cilat janë motivet dhe arsyet për këtë qëndrim të dyfishtë, në fakt dy qëndrime diametralisht të kundërta?", u shpreh Bumçi. Sipas tij, qëndrimi i Partisë Socialiste është i pakuptimtë. "Pse kjo ndrojtje për dosjet, për një ligj që vendosi standardet morale dhe politike për demokracinë shqiptare që do ta ndajë njëherë e mirë nga e kaluara", tha ai. Pak kohë më parë opozita kërkoi krijimin e një komisioni "ad hoc" për hapjen e dosjeve të shërbimit sekret.