Rankimi i UET, shtatë për shtatë
Në të shtatë kategoritë, Universiteti Europian i Tiranës ka qëlluar në shenjë. Rankimi i katër degëve i ka dhënë Europianit 4 trekëndësha jeshilë, tre katrorë të verdhë, por çështë më e rëndësishmja, asnjë trekëndësh të kuq. Ndër 14 universitetet e rankuara për degën Drejtësi, më e kërkuara në vend, midis 14 fakulteteve të rankuara, Universiteti Europian i Tiranës ka epërsi mbi të tjerët. Në rankimin për Juridikun, UET gjendet në majë për “kualifikimin e personelit, treguesit e cilësisë, publikimet më të mira, reputacionin në kërkimin shkencor, reputacionin në arsim si dhe për infrastrukturën më të mirë”. Në rankimin për fushën Drejtësi, gjashtë pikat e forta të UET nuk ka arritur t’i ketë asnjë nga 13 universitetet e tjera të përfshira në garë, ndërkohë që në nivel të kënaqshëm janë edhe treguesit: raporti pedagog/studentë; punësueshmëria; orientimi ndërkombëtar; çështje të veçanta të mësimdhënies. Edhe në fushën e Shkencave sociale, performanca e UET ka qenë shumë e mirë, pasi ka marrë të njëjtin vlerësim, ku e ka kapur semaforin në jeshil për pesë indikatorët: orientimi ndërkombëtar, publikimet më të mira, reputacioni në kërkim shkencor, reputacioni në arsim dhe infrastruktura më të mirë. Europiani ka goditur lart edhe në Ekonomi-Biznes, në të cilën ai ka marrë pjesë vetëm me disa programe studimi. Përveç treguesve të punësueshmërisë dhe diplomimit brenda afateve UET ka tregues pozitiv edhe për reputacionin në kërkimin shkencor, reputacionin në arsim dhe infrastrukturën më të mirë. Në asnjë prej tri fushave Drejtësi, Shkenca sociale dhe Ekonomi-Biznes, UET nuk është vlerësuar negativisht në asnjë prej treguesve.
Gjuha e rankimit; si t’i lexojmë simbolet
Kompania gjermane që ka bërë rankimin ka përdorur një metodë të thjeshtë, duke përzgjedhur ngjyrat e semaforit për të diferencuar universitetet nga njëri-tjetri. Kështu janë përzgjedhur jeshilja, si kod për cilësi shumë të mirë, portokallia për mirë dhe e kuqja për keq (ose, mos u fut!). Më poshtë është edhe një lexim i gjuhës së rankimit:
Trekëndëshi jeshil me kokë lart-shumë mirë
Katrori i verdhë-mirë
Trekëndëshi i kuq-keq