Raportet e fshehta:Ramize Gjerbrea ka bërë dashuri me Zaho Kokën
Plumba për dashurinë! Ka qenë ky verdikti i gjyqit partizan të Brigadës së Pestë në ditët e para të marsit ‘44. Në zbatim të tij, një skuadër partizane ekzekutoi me pushkatim Ramize Gjbrenë. Kanë kaluar vite e dekada qysh atëherë dhe ngjarja e mistershme vazhdon të mbetet enigmë. Më në fund historiani Vasfi Baruti sjell një retrospektivë të zgjeruar me dëshmi, fakte dokumente, hipoteza e kujtime në librin “Nega Totum” (Asgjë e vërtetë) ku zbardh mjaft nga të panjohurat e historisë së Gjebresë. Duke filluar nga numri i sotëm, gazeta “panorama” do botojë pjesët më të rëndësishme që kanë të bëjnë me gjyqin dhe ndëshkimin fatal të saj... Protagonistë në ngjarje, të gjithë fytyrëmaskë. Fytyrëmaska, njerëz pa identitet. Perëndia, a natyra i dha njeriut një fytyrë e një sojsëz njeri mbetet fytyrmaskë! Askush s’njeh vetveten as tjetrin, njësoj si në kapriçot famose të Françisko Goa. çdo njeri ka tre karaktere: “atë që ai dëften, atë që ai ka, e atë që ai mendon se ka.” Për të ardhur tek protagonistët, autorë/aktorë bërë njësh që ka në fokus tragjikja Gjebrea. ç’shohim kur maskë e fytyrë bërë një? ç’karakter mbetet në maskëfytyrë: karakteri që dëftejnë, karakterin që kanë a karakteri që mendojnë se kanë? Karaktere që rrëshqasin njëri nën tjetrin! Galeri groteske maskëfytyra të tragjedisë dramatike Gjebrea! Denoncus, inkuizitorë, poshtërues, urrejtje danteske, pushkatim shtazarak, lotë të krokodilta, shpirt e zemërbaltosur, tmerret Gjebrea atëbotë.INKUIZITORëT Inkuizitorët e Interesantit, që tërheqin fijet i kërkova në autodafè1 inkuizicioni të shtabit, komandës, qarkorit, në raporte, informacione a korrespodenca që lëvizin me korrierë partizanë; te gjykatës veshur me mantelin e “të drejtit” e njëherësh komandantë, komisarë, funksionarë partie në ushtri e terren në rajonin e Vlorës, e të gjithëve në shpirt u zjen ashku për pushtet. Paksa “nuhatej” dashuria e Interesantit me Zahon, që vjen nga të puthura publike të Interesantit, si me shumë partizanë të tjerë ithtarë të saj, por s’kishte gjurmë ndjesore të asaj që i thonë dashuri, dhe për ta bërë atë të ngjajë me dashurinë, inkuizitorët e përziejnë me gënjeshtra, trillime pa skrupull; dhe gënjeshtra, mashtrimi, intriga kishin marrë në dorë frerët e shtabit, komandës, qarkorit, dhe me fijet e përgjakura të krimit thurnin rrjetën makabre që kuterbon ligësi, gjak, urrejtje për farën njerëzore! Bërë një me harpi-të2, e gjymtyrë oktapodi përbindësh dhe gjallon çnjerëzore e pabesueshme: Partia hante bijtë më të mirë të saj si edhe ciklopi kollofiti shokët e Odisesë, a përbindëshi Saturn “fëmijët” e vet!Denoncuesit e koduar, një e nga një me identitetin e tyre: intendent brigade, përgjegjës i komitetit të partisë rajonit të Himarës, komisar batalioni…; s’mjaftojnë, lipsej e një vogëlush shkolle fillore, më pak se dhjetë vjeç të dëshmojë se “kishte” parë dashuri e dëgjuar këngë dashurie, dhe s’ka në kanale inkuizicioni mesjetar fëmijë denoncues në gjyqi! Raportet denoncuese me akuzat e tyre as Ovidit3 s’do i kish shkuar mendja t’i metamorfizonte në atë farë feje, sado i madh mjeshtër i metamorfozave ishte ai.Demagogjia e kulluar e udhëheqësve të Luftës: “Marrëdhëniet në mes luftëtarëve dhe eprorëve duhet të jenë të shëndosha, të përzemërta, të sinqerta, në mes tyre të zhvillohet kujdesia e dashuria, jo me ia hedh njeri tjetrit, me ba intriga, fymje të ndyta.”4 Raporti i parë “Sekret”.Komandës Brigadës V, Zona e lirë. … Shokët Zaho Koka dhe Ramize Gjebrea bëjnë dashuri ekstremiste. …fjeti Ramize tok me Zahon, sikur natën e 12 shkurtit, bashkimi i tyre në një krevat por jo një çikë a një copë herë por kanë vazhduar tërë natën si me qenë burrë e grua të kurorëzuar e të mbyllur në gjerdek. Unë për të mos prishur qetësinë e shokut të mësipërm… deri në ora 3-4 pas mesnate… kam duruar ftohmën e natës pa mos ndezur zjarrin… e them me saktësinë më të madhe, pse jam në gjendje të tregoj edhe mendimin e krerëve, që për atë natë kaluan në flagrancë. ...Këtë raport ja bëj kësaj komande… dhe unë jam i sigurt se do të merren masa rigoroze për të qënë si shembull për pasardhësit e tjerë. Vdekje Fashizmit Liri Popullit 12. 2. 44 Tanush Shyti” Raporti i dytë“I dashur shoku Eqim5(pseudonimi i Manush Myftiut)… Një pikë tjetër po të informoj tashti. Kurrë s’kisha për ta besuar, por realiteti është i hidhur dhe ja se si: … ekzagjerohet dhe atëhere kapërcen në skandal. Dhe kjo është e vërtetë, mbasi në shpellë më kanë thënë kanë fjetur bashkë në një rrobe. Këto që them si kam parë vetë, por gjestet e tjera dhe epshet shtazarake që i pashë vetë më bënë të besoj, dhe për të forcuar bindjen prej asaj dite i kam gjurmuar vetë dhe me anën e të tretëve. çdo punë për hatër të amores, me sa kam konstatuar puna është lënë pas dore. Do të them edhe një vëzhgim tjetër konkret nga ana e Minella Kapo, cili i vënë nga ana ime ka konstatuar se në një shtëpi tjetër kanë fjetur bashkë etj. etj. ... Para gjyqit mund të kishim edhe të tjera mbasi e dini, besoj se do të kenë raportuar edhe të tjerë. Ky është skandal. Ky është turp. Ky është imoralitet. Vdekje Fashizmit Liri e Popullit Të fala shoqnore Lefter Kasneci. çdo gjë me gojë. 16. II. 44" Raporti i tretë“I dashur shok Besnik (pseudonimi i Hysni Kapos)… partizanët nga të ftohtit, urija dhe xhveshja ishin demoralizuar e tue dezertuar. ... Me të mbërritur në Jal më afrohet Tanushi[Shyti] e më thotë që Zaho e Ramize kanë gjithë këto net që na lënë pa gjumë pse vijnë në kontakt seksual në mes të partizanëve që flinin në atë dhomë. … Një gjë shumë e keqe ka ngjarë në shtëpi të Kozma çalit i ka parë një djalë i vogël, i cili mbetet i trembur kur pa... puthjet që bënin tue mos parë djalin e vogël… në mes të tyre bisedime dashurie e këndonin këngë dashurie…Unë mendova njëherë që të kërkoja ndihmën e shokëve që ti përgjojshim e ti pushkatojshim, mirë po prapë u ndala pse Zahua këtu njihet… dhe popullit i duket se partia është Zahua … Të fala shoqnore V. F e L. P.Zenel Hamiti15. 2. 44.Raporti i katërtE dashur shoqe Delegate.Ju komunikoj një skandal që ka ngjarë këto ditë. Interesanti rrinte vazhdimisht së bashku me Zv. Komisarin e Bat. III të Brigadës V-të. ... Nga këto fillova të dyshojsha dhe për t’u siguruar një natë fjeta pranë shokut, në anën tjetër të shokut është shoqja dhe përtej shpella. Bëra sikur më kishte zënë gjumi dhe dëgjoj që bisedijnë ulët.... Kur u siguruan se të gjithë kishin fjetur fillojnë nga puna. Një dramë e tillë ngjau dy net me radhë. ... Të fala shoqnoreV.F. L.P Gramozi 19 frur 1944 AKUZA MORTOREDenoncimet datojnë: i pari 12 shkurt, i dyti e i treti 15 shkurt. Denoncues i parë intendenti, anëtar shtabi; denoncues i dytë, përgjegjesi i partisë për rajonin Himarë, me lidhje të ngushta me shtabin dhe detyrë në qarkorin e partisë; denoncues i tretë, komisar batalioni e anëtar shtabi; denoncuesi i katërt, anëtar i qëndrorit të rinisë komuniste shqiptare, i dërguar në rajoni i Vlorës nga Tarasi me mision të fshehtë, dhe i ngarkuar me punë në atë rajon nga Dushan Mugosha. Tetë ditë katër denoncime, njemendi fijetërheqësit i kishin me ngut përgjimet, denoncimet. Denoncimet e fshehta të ndërvarur, koordinuar, shtyrë nga njëri-tjetri por që fijet ishin në një a disa duar, e sido të jetë kishin një seli, partia vetë, në krye Miladin e Mugosha, e gjymtyrët e tyre në Brigadë e në qëndrën komuniste. Akuza e parëDenoncuesi i parë, intendenti, akuzon se tërë natën “ishte” në dhomën ku Zaho e Ramize në prani të tij “jo një çikë a një copë herë, por kanë vazhduar tërë natën si me qënë burrë e grua të kurorëzuar e mbyllur në gjer- dhuk”.6 Dhe intendenti gati “kishte vdekur nga të ftohtit” 7 ngase nuk mund të ndizte zjarr “që të mos prish qetësinë e shokëve të mësipërm deri ora 3-4 pas mesnate.”8 Intendenti raporton se i kishte “parë” me sytë e tij:... Kur u thanë djersët e u hy të ftohtit shokëve Zaho e Ramize, të cilët si pa gjë të keq patën paturpësinë të ngrihen që të dy tok, njëri sikur të ndezi zjarrin dhe tjetri të dalë jashtë me nxitim tue fituar nga errësira e dhomës e të mbërthehet e të zbërthehet punë për ata.9“Dashnorë” që bëjnë dashuri ekstremiste seksi në prani të intendentit? Interesanti, me shumë kulturë e Zaho- me mentalitet fshatari e karakter të fortë “bëjnë” dashuri ekstremiste në sy të partizanit intendent? Komisarët, dashuri në sy të ushtarit të tyre intendent? Në luftë intendentët ishin syri e veshi i fshehtë i partisë, e di mirë këtë Gjebrea dhe Zaho, se çka sheh e dëgjon intendenti e çon tek zëvend ëskomisari Manush Myftiu, që kish në vartësi shërbimin e fshehtë. Shtëpia e P. Dhimitrit ku “bëhej” dashuri ishte në Vuno, dhe Zaho shtëpinë e kish fare pranë ku mund të shkojë për dashuri! Argumenti tjetër vjen nga paralele e hequr me dëshmi bashkëkohësi për çka ndodh në shtëpi të P. Dhimitrit: “... Me ne vunjotësit erdhi dhe Ramizeja në Jal të Vunoit. Një grup u sistemua në konakun e Piro Dhimitrit, neve fjetëm në dërrasë e një krevat ia lamë Zahos. Por natën vonë vjen Zaho bashkë me Ramizenë, në mëngjes shohim se ishte me gjithë Ramizenë në krevat…Minella Kapo (tripikshi nga rrëfyesi është domethënës.)”Dëshmia është e pabesueshme: dy kuadro të rëndësishme të brigadës bëjnë atë që lë të kuptojë tripikshi i dëshmuesit (më pas e thotë hapur (“puna kishte marrë erë”), kur Gjebrea e Zaho dinë se aty ishte edhe rrëfimtari, kuadër i njohur i rinisë komuniste e në marrëdhënie pune e varësie nga Gjebrea. Rezervohej një krevat, me rreng gati! Lënia e një krevati të vetëm ishte kurth i dikujt që tërhiqte fijet nga kushedi se ku, Gjebrea të detyrohej të flinte bashkë me Zahon, e gati akuza: i vajti vetë në krevat komisarit, e futi në kurth dashurie atë!Dëshmia e cituar përkon qindpërqind me thelbin e akuzës së ngritur në gjyqin partizan: Ramizeja kishte vënë në kllapë Zahon për dashuri-seks. Në të njëjtin “fakt” vjen dëshmia: krevati ishte caktuar për Zahon e në mëngjes u panë se flinin të dy me domethënie të pastër: në krevat Zahos i shkoi për dashuri “provokatore” Ramize. E në rastin më të pastër, ku pritej të flejë Gjebrea kur ishte rezervuar vetëm një vend në krevat? Në botime lufte e paslufte shkruhet për moral të lartë partizan, të cilët bashkë flinin në një shtroje e mbulojë, si vëlla e motër!Akuza e dytë“... Skandal, turp, imoralitet” se “gjestet dhe epshet shtazarake që i pashë vehtë më bënë të besoj dhe, për të forcuar bindjen prej asaj dite i kam gjurmuar vetë e me të tretë.… Para gjyqit mund të kishim edhe të tjera mbasi e dini, besoj se do të kenë raportuar dhe të tjerë.10Denoncuesi, partiaku i lartë i Himarës, bashkëfshatar me Zahon, shok i afërt pune i Gjebreas, gjurmon me të tetë, dhe ka besim se në gjyq do ketë e denoncime të tjera, e nga e di këtë ai? Do të thotë se ka lidhje mes përgjuesve futur nga shtabi, partia, komanda! Përgjuesit ishin në lidhje e të komanduar nga dorë e stërvitur, e këtë pispunë e ka në gjak “instruktori” Mugosha me gjymtyrët e tij. Paralele e parëE partiakut të lartë të Himarës: “... është e vërtetë, mbasi në Shpellë më kanë thënë kanë fjetur bashkë në një rrobe… Këto që them s’i kam parë vehtë.”Paralele e dytëMe dëshminë e M.K: “... Në shpellën e vogël të Ilqes në qorsh flinte Ramizeja, afër saj Zahoja me qëllim për ta mbuluar me pallton e tij angleze që kur e ç’kopsitje mbrapa bëhej një jorgan i vërtetë. Aty kaluam 4-5 dit dhe vjen urdhri që batalioni të shpërndahej, dhe lamë vendin e datën e caktuar.” (Minella Kapo)Dëshmia është në një linjë me akuzën e partiakut të Himarës: “... është e vërtetë, mbasi në Shpellë më kanë thënë se kanë fjetur bashkë në një rrobe, e them më kanë thënë se lëvizjet u panë prej të gjithëve.”11 Të gjitha fijet të parapërgatitur së miri: Le. Ka. beson se “... para gjyqit mund të kishim e të tjera akuza”, dhe “se do të kenë raportuar e të tjerë” për këto që raportoi ai.Denoncuesi këshillon eprorin më të lartë të Brigadës, komisar Besnikun, që denoncimi i tij të mbetej “çdo gjë me gojë”. Përse denoncuesi kishte frikë? Si e ndërton akuzën e siguria që jep se ka të tjerë që do të dëshmonin në gjyqin partizan, është argument se gjyqi ishte ideuar kohë më parë dhe i hidhur kujdesi: “çdo gjë me gojë”. Akuza e tretëNga komisari i Batalionit të Tretë. Akuza është në të njëjtën trase me akuzat e mëparshme, por me një fëmijë të vogël shkolle fillore: “... Një gjë shumë e keqe ka ngjarë në shtëpi të Kozma çalit... i ka parë një djalë i vogël i cili mbetet i trembur kur pa këmbën e Zahos që ia kish hedhur përsipër Ramizesë, puthjet që bënin tue mos parë djalin e vogël në mes të tyre, ishin bërë bisedime dashurie e këndonin këngë dashurie”12 Përfshirja e fëmijës së vogël në këtë intrigë s’ka të ngjashme në çdo kohë, edhe në inkuizicionin e egër mesjetar spanjoll.Komisari është i ashpër, kërkon masa dragoniane: “... këta krimba duan të helmojnë Rininë e ushtrisë sonë e sidomos Ramizeja që ka në dorë edukimin e rinisë në Vlorë”13 Denoncuesi vendos të vrasë Zahon e Ramizenë: ...Unë mendova njëherë të kërkoja ndihmën e shokëve e ti pushkatojshim mirë po prapë u ndala pse… popullit i duket se partia është Zahua.Komisari denoncues zbulohet dhe më shumë me rekomandimin që i bën ai Besnikut të partisë: “Unë mendoj që Zahoja kur të pyetet të merret në mënyrë të pakuptueshme nga Ramizeja.”14 Fare qartë: Komisar Besniku ishte në dijeni të gjithëçka përgatitej për kokën e Intersantit, si edhe të Zahos.Vijon nesër...