Raporti: “Pasuria e gjykatësve në Shqipëri, shumë më e lartë sesa rrogat e tyre”
Qendra për Transparencën dhe Informim të Lirë verifikon deklaratat e pasurisë së gjykatësve dhe prokurorëve. Shpenzimet e zyrtarëve të Drejtësisë, disa herë më të mëdha sesa rrogat e tyre shtetërore
Pasuria e gjykatësve është shpeshherë mbi mundësitë që u jep pagesa mujore për shkak të detyrës që kryejnë. Ky ka qenë konkluzioni i arritur në raportin investigativ të Qendrës për Transparencën dhe Informim të Lirë, pas kontrollit të deklaratave të pasurive që u është bërë gjykatësve dhe prokurorëve në Shqipëri. Raporti konstaton edhe shumë elemente luksi për njerëzit e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, të cilat, sipas këtij raporti, nuk justifikohen me të ardhurat që ata sigurojnë nga rrogat e tyre shtetërore. Ndër to renditen udhëtimet jashtë shtetit apo shpenzimet operative. Por raporti “Watch Dog” ka konstatuar gjithashtu se shumë gjykatës dhe prokurorë nuk kanë deklaruar shtëpitë që kanë blerë në zonat turistike të vendit.
Konstatimet
Raporti ka konstatuar raste të transferimeve të pasurive të zyrtarëve të Drejtësisë në drejtim të familjarëve të tyre. Sipas këtij raporti, shumat janë të konsiderueshme dhe të palogjikuara financiarisht. “Në rastin e gjykatësve dhe prokurorëve numri i tyre me raste të transferimit të pasurisë është i konsiderueshëm. Bie në sy se transferime të tilla nuk kanë logjikë financiare dhe perceptohen si një ndryshim krejt formal marrëdhëniesh të pronësisë mbi pronën, me qëllim fshehjen e tyre nga detyrimi për deklarim”. Ndërkohë, Qendra për Transparencën konstaton raste ku prokurorët dhe gjykatësit nuk kanë deklaruar shtëpitë që kanë blerë në zonat bregdetare. “Vetëm tre gjykatës apo prokurorë kanë deklaruar shtëpi verore në bregdet, ndërkohë që të dhënat e përgjithshme të marra nga kompanitë ndërtuese në zonat turistike flasin për një klientelë shumë të zgjeruar nga radhët e gjykatësve e prokurorëve. Pasuri të tilla ose janë informale dhe të paregjistruara në hipoteka, ose janë transferuar te të afërmit e tyre”, - thuhet në raport. Gjithashtu janë konstatuar shpenzime të pajustifikuara nga pagat me udhëtimet jashtë shtetit. “Pasuria e gjykatësve është shpeshherë mbi mundësitë që u jep pagesa mujore për shkak të detyrës që kryejnë. Investigimi i udhëtimeve të tyre jashtë shtetit në tre vjet tregon se edhe jeta e tyre e përditshme ka më cilësi sesa kushtet që mund t’u krijojnë të ardhurat e tyre të ligjshme. Mesatarja e udhëtimeve nuk është shifër e jashtëzakonshme, por investigimi rast pas rasti thekson raste të dukshme abuzimi”, - vijon raporti.
Raporti
Raporti i përgatitur nga “Watch dog” në përbërje të Qendrës për Transparencë dhe Informim të Lirë përfshin kontrollin e deklarimeve të pasurisë dhe konfliktit të interesit për zyrtarët e sistemit të drejtësisë, konkretisht gjyqtarëve në të gjitha shkallët e Gjyqësorit dhe prokurorëve. “Watch Dog”, në përbërje të Qendrës për Transparencë dhe Informimin e Lirë, ka seleksionuar me zgjedhje të lirë rreth 5 për qind të zyrtarëve të Drejtësisë dhe vetëm në katër raste është përdorur seleksionimi i përzgjedhur për shkak të detyrave që mbajnë zyrtarët. Anëtarët e “Watch Dog” janë gazetarë, juristë, vlerësues pasurie dhe avokatë të çështjeve civile. Investigimi është zhvilluar përgjatë tetë muajve, duke filluar në prillin e 2008-s deri në fund të dhjetorit të 2008-s. Projekti është mbështetur nga Ambasada Britanike në Tiranë.
18 Mars 2009