Raporti, Tatimet dështojnë në mbledhjen e taksave për tremujorin e parë 2009
Tatimet u bëjnë apel bizneseve që të vijojnë me pagesat korrekte të taksave. Bien shitjet në ekonomi, ulet në nivelin e një viti më parë vjelja e TVSH-së
Ervin KOÇI
Administrata tatimore ka regjistruar sërish bilance negative në mbledhjen e taksave dhe tatimeve edhe në tremujorin e parë të vitit 2009. Lajmin e bëjnë të ditur për “Albania”-n burime nga kjo administratë, sipas të cilave, në raportin e hartuar për tremujorin e parë të vitit 2009, janë konstatuar mangësi si në vjeljen e taksave ndaj subjekteve të biznesit, ashtu dhe në grumbullimin e gjobave dhe të detyrimeve të tjera fiskale. “Subjektet e biznesit nuk po i shlyejnë më rregullisht detyrimet tatimore e madje ata po rezistojnë edhe gjatë aksioneve që ndërmerren për vendosjen e gjobave dhe sekuestrove, duke bërë që performanca në tre muaj të ulet ndjeshëm”,- deklaruar për gazetën burimet e mësipërme. Sipas tyre, detyrime të tilla, si TVSH-ja, tatimi mbi fitimin, ai mbi të ardhurat, si dhe pagesat e sigurimeve, kanë shënuar që të gjitha një nivel të ulët në arkëtimet për këto muaj, duke u renditur njësoj në tremujorin e parë të vitit 2006. Mospagesa e tatimeve dhe e detyrimeve të tjera nga ana e subjekteve i ka shqetësuar së tepërmi autoritet tatimore dhe Ministrinë e Financave, e cila ka vendosur që të intensifikojë kontrollet dhe masat ndëshkuese ndaj të gjitha subjekteve që nuk paguajnë. Një situatë e tillë u parashikua edhe prej drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Artur Papajani, i cili vetëm pak kohë më parë lëshoi për të gjitha subjektet e biznesit në vend një apel që të vijojnë të paguajnë rregullisht detyrimet tatimore.
Situata
Në prag të fillimit të fushatës zgjedhore, numri një i Tatimeve, Papajani, u lëshoi një apel sensibilizues partive dhe forcave politike shqiptare, që të bëjë kujdes me propagandën e tyre në lidhje me pagesat e taksave dhe tatimeve. “Politika duhet të bëjë kujdes me sistemin fiskal, kërkoj që të jetë korrekte me detyrimet ndaj shtetit”, - deklaroi tri javë më parë drejtori i Përgjithshëm, Papajani. Sipas tij, taksat nuk kanë ngjyrë, ndaj ato duhet të paguhen nga cilido, pasi të gjithë kërkojnë para; arsimi, ushtria, policia apo shëndetësia. “Subjektet e biznesit nuk duhet të përfitojnë nga fushata zgjedhore dhe të shpresojnë në faljen e detyrimeve tatimore, por duhet t’i paguajnë ato në kohë për të mos u kthyer në debitorë”, - deklaroi kreu i Tatimeve. Në çdo vit elektoral ekziston rreziku që biznesi të shmangë detyrimet që ka ndaj shtetit, për t’i vënë ato në shërbim të fushatës elektorale të partive të ndryshme. Përballë tatimorëve situata elektorale mbetet edhe më e vështirë se efektet negative të krizës ekonomike. Kreu i Tatimeve ka thënë më tej se biznesi tashmë është ndërgjegjësuar për pagesat e tij ndaj shtetit. Sipas tij, si 4-mujorë janë mbledhur rreth 5 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. “E përkthyer në përqindje, rritja është 12 për qind më shumë”, - ka deklaruar kreu i Tatimeve, Papajani. Megjithatë, sfida e tatimoreve mbetet në dy muajt në vazhdim, maj-qershor, kohë kur aktivitet politike bëhen edhe më intensive, si dhe kërkesa për financimin e tyre sa vjen dhe rritet.
Ekonomia
Shitjet në ekonominë shqiptare duket se kanë qenë praktikisht zero gjatë tremujorit të parë të këtij viti, pasi Ministria e Financave ka arritur të arkëtojë të njëjtën shumë të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar si në tremujorin e parë të vitit të kaluar. Të ardhurat nga TVSH-ja për periudhën janar-mars 2009, ishin 24.4 miliardë lekë, me një rritje prej vetëm 0.4 miliardë lekësh ose 1.6 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2008, bëhet e ditur nga statistikat që u publikuan vetëm pak ditë më parë. TVSH-ja përdoret njëkohësisht për të matur qarkullimin e mallrave në ekonominë shqiptare dhe ecuria e këtij treguesi flet për gjendjen ekonomike të vendit në tërësi. Në vlera reale, shitjet në ekonominë shqiptare kanë pësuar rritje zero në krahasim me një vit më parë, për shkak se inflacioni për periudhën ka qenë rreth 1.6 për qind. Shifrat e publikuara nga vetë Ministria e Financave flasin për një situatë shumë më të vështirë. Të ardhurat e tremujorit të parë u plotësuan me tërheqje fitimesh nga Banka e Shqipërisë dhe me të ardhura nga privatizimet, të cilat duket se kanë mbaruar sakaq. Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi rritje ekonomike të papërfillshme prej vetëm 0.4 për qind për vitin 2009 për Shqipërinë, por qeveria vijon të këmbëngulë se parashikimet e FMN-së janë të gabuara dhe se rritja ekonomike këtë vit do të jetë 4.5 për qind. Por të ardhurat në zërin e TVSH-së konfirmojnë parashikimin e FMN-së.
Deficitet në të ardhura (në miliard/lekë)
Treguesi Mars ‘08 Mars ‘09
TVSH 24 24.4
Doganat 2.06 1.66
Tatim-fitimi 6.05 5.5
28 Maj 2009