E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhorxh Bushi i dërgon letër Berishës: “Vlerësoj lidershipin tuaj”



Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dërguar dje një letër kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha. Në këtë letër presidenti Bush i shpreh falënderimet kryeministrit Berisha për dhuratën e marrë prej tij gjatë takimit miqësor të zhvilluar në Zagreb, si dhe shpreh vullnetin e thellë për bashkëpunim në çështje të rëndësishme, duke vlerësuar lart lidershipin e kryeministrit Berisha në vend. Po kështu Bushi vlerëson marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO të Shqipërisë si dhe shton se është i gatshëm të bashkëpunojë me Shqipërinë për çështje të rëndësishme me të cilat përballen dy vendet.
“I dashur Sali. Ju falënderoj për dhuratën shumë të bukur që më bëtë. Ishit shumë i sjellshëm që menduat për mua. Ju përgëzoj sërish për marrjen e ftesës në NATO. E vlerësoj shumë lidershipin tuaj për qytetarët shqiptarë dhe pres me padurim të vazhdoj të bashkëpunoj me ju në çështje të rëndësishme me të cilat përballen dy kombet tona. Urimet më të mira. Sinqerisht, George W. Bush”, - ka shkruar Bushi në letrën drejtuar kreut të qeverisë shqiptare.

12 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›