E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i DASH përplasen PD-PS



PS akuzoi dje se hetimet për korrupsion pengohen nga imuniteti i njerëzve pranë Kryeministrit Berisha. Në një konferencë për shtyp deputeti, Sajmir Tahiri theksoi se "mungesa e pavarësisë së Gjyqësorit nga ndërhyrjet e Ekzekutivit, mungesa e transparencës, paqartësia e procedurave ligjore si dhe imuniteti i qeveritarëve, janë faktorët kryesorë për kalitjen e kulturës së pandëshkueshmërisë, që sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, shënohet me "raste që nuk zgjidhen kurrë", theksoi Tahiri. Nga ana tjetër, PD-ja i bëri thirrje opozitës të bashkojë votat për heqjen e imunitetit. "Për sa i përket përmendjes në raport të imuniteteve si pengesë e organeve të Drejtësisë për të finalizuar luftën kundër çdo lloj fenomeni negativ, PD i bën thirrje opozitës shqiptare të bashkojë votën me mazhorancën aktuale për të hequr imunitetin", tha zëdhënësja Erla Mëhilli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›