Raporti i KLSH-së: “Dy bashki dhe një komunë, 82 milionë lekë dëme shtetit”
Periudha e kontrollit ka përfshirë vitet 2005-2008. Abuzimet në Kamzë, Peshkopi dhe në komunën Shëngjin
Ervin Koçi
Një raport i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili është shtrirë në disa vite, ka nxjerrë në pah abuzime të shumta me fondet e buxhetit të shtetit, që kapin shumat e qindra milionë lekëve. Kontrolli i KLSH-së ka pasur në qendër të tij kësaj here organet e pushtetit lokal në disa bashki dhe komuna të vendit, ku nga abuzimet me fondet e shtetit është llogaritur një dëm total prej 82.052.322 lekësh. Në zbatim të programit të kontrollit të vitit 2008, KLSH-ja ka ushtruar një sërë kontrollesh në bashkitë e Kamzës dhe të Peshkopisë, si dhe në Komunën Shëngjin, në përfundim të të cilave ka konstatuar abuzime në shuma të konsiderueshme dhe ka rekomanduar dhe masat përkatëse për parregullsitë dhe shkeljet e dispozitave ligjore të konstatuara. "Periudha e kontrollit ka përfshirë vitet 2005-2008 dhe për probleme të veçanta është shtrirë dhe në periudha kohore të mëparshme",- tha dje zëdhënësi i KLSH-së, Edvin Morava.
Bashkia Kamzë
Sipas raportit të KLSH-së, "në bashkinë Kamzë, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi ‘Për hartimin dhe zbatimin e Buxhetit të Shtetit’ i ndryshuar me vendim të Këshillit Bashkiak, janë miratuar subvencione për një subjekt privat në shumën 57.974.000 lekë gjithsej për vitet 2006 dhe 2007, duke cenuar rëndë buxhetin e bashkisë". Ndërkohë, shkelje janë gjetur dhe përsa u përket shpërblimeve të punonjësve, si dhe veprimeve sa i përket tenderit për ndërtim ujësjellësi në Bathore, me një dëm të shkaktuar prej 14.037.923 lekësh. Shkelje nga kontrolli i KLSH-së janë konstatuar dhe në fushën e urbanistikës në Bashkinë Kamzë. "KLSH-ja propozon, për përmirësimin e gjendjes në këtë subjekt, shpërblimin e dëmit të shkaktuar në masën 100 për qind dhe ka rekomanduar 15 detyra të ndryshme për zbatim", - tha Morava. Ndërkohë KLSH-ja i ka propozuar kryetarit të Këshillit të Ministrave marrjen e masës së “shkarkimit nga detyra” për kryetarin e Bashkisë Kamzë si dhe ka përgatitur kallëzimin penal ndaj tij dhe 3 zyrtarëve të tjerë të këtij institucioni.
Bashkia Peshkopi
KLSH-ja ka vërejtur shkelje dhe abuzime të konsiderueshme edhe në Bashkinë Peshkopi, ku nga kontrollet janë konstatuar shkelje përsa i përket ushtrimit të detyrës nga ana e kryetarit të Bashkisë, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Rregullimit të Territoreve, me dhënien e lejeve të shesheve të ndërtimit etj. "Shkelje janë konstatuar dhe në ushtrimin e detyrës së tij në cilësinë e kryetarit të Autoritetit Kontraktor dhe kryetarit të KKRT-së për objektin 'Sistemin, asfaltim, i rrugës-sheshi Bajram Curri-Llixha Peshkopi’, faza e tretë, si dhe në cilësinë e kryetarit të Bordit për shkelje në drejtimin, funksionimin e administrimin e Qendrës së Edukimit dhe Komunikimit Peshkopi, për periudhën 2003-2008", - thuhet në raportin e KLSH-së. Nga të gjitha abuzimet e kryera nga zyrtarët më të lartë të Bashkisë Peshkopi, dëmi në total shkaktuar buxhetit të shtetit llogaritet në 17 milionë lekë. Sipas raportit, "për përmirësimin e gjendjes, KLSH-ja ka propozuar shpërblimin e dëmit të shkaktuar në masën 100 për qind, si dhe 13 masa disiplinore dhe administrative". Edhe në këtë rast i është propozuar kryeministrit marrja e vendimit “të shkarkimit nga detyra” të kryetarit të Bashkisë së Peshkopisë në një kohë që është përgatitur edhe kallëzimi penal ndaj tij.
Komuna Shëngjin
Shkelje KLSH-ja ka konstatuar dhe në komunën Shëngjin, ku dëmet më të mëdha janë vërejtur nga abuzimet me shitblerjen e trojeve publike. Nga të gjitha abuzimet e shkaktuara nga zyrtarët e kësaj komune, dëmi ekonomik kap shumën e 23.946.465 lekëve. Nisur nga kjo KLSH-ja ka kërkuar shpërblimin e dëmit ekonomik në masën 100 për qind, si dhe ka rekomanduar 5 masa disiplinore. Gjithashtu për ish-kryetarin e komunës Shëngjin dhe ish-përgjegjësin e Urbanistikës është përgatitur kallëzim penal, përfundon raporti i KLSH-së.
17 Dhjetor 2008