E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti, ushtarakët kanë paga të ulëta dhe probleme me pensionin



Eljona Ballhysa
Në raportin e Avokatit të Popullit për vitin 2008 vërehen një sërë ankesash që lidhen me pagesën e ulët financiare për shtresën e ushtarakëve si dhe me një sërë problemesh që dalin për masën e pensionit të ushtarakëve të liruar nga reforma në vite të ndryshme. Me ndërhyrjen e institucionit të Avokatit të Popullit janë marrë disa masa nga qeveria për rritjen e pagës së ushtarëve aktivë në Forcat e Armatosura ndërkohë që ende nuk ka gjetur zgjidhje masa e pensionit të ushtarakëve që kanë dalë në pension nëpërmjet reformës së vitit 1992.
Ankesat
Në raport bëhet e ditur se ka një numër të konsiderueshëm ankesash të ushtarakëve apo ish-ushtarakëve që ndërpresin karrierën apo e kanë ndërprerë atë kohë më parë, në kuadrin e reformës në FA qysh nga viti 1992. Këta persona ankohen jo vetëm që masa e pensionit të tyre është më e ulët se pensioni i kolegëve të tyre që kanë dalë në pension pas vitit 1993, edhe pse kanë qenë të barasvlefshëm në detyrë, por ata kundërshtojnë dhe iniciativën e qeverisë për të ndryshuar ligjin për sigurimin shëndetësor suplementar të ushtarakëve të FA-së. Kërkesa apo ankesa të kësaj natyre janë paraqitur jo vetëm nga individë të caktuar, por edhe nga grupime të tjera ish-ushtarakësh. Institucioni i Avokatit të Popullit, pasi studioi projektligjin për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të FA-së, ka paraqitur me shkrim pranë Komisionit Parlamentar të Ligjeve rekomandimet e tij. Në raport theksohet se kjo çështje, që përbën një nga shqetësimet më të mëdha të shtresës së ushtarakëve, vazhdon të mos gjejë zgjidhje nga organet qeveritare.
Pagat
Një prioritet i rëndësishëm i punës së Avokatit të Popullit në vazhdimësi ka qenë zgjidhja e ankesave të ushtarakëve aktivë në lidhje me trajtimin e tyre financiar. Duke marrë shkas nga ankesat e grumbulluara veçanërisht për pagat e ulëta dhe shtesat mbi pagë për dëmtim shëndeti u bë i mundur zbatimi i urdhrit të ministrit të Mbrojtjes për krijimin e grupit të punës për rishikimin e shtesës mbi pagë të ushtarakëve. Grupi i punës pas shqyrtimit përgatiti katër tabela pagash, të cilat përafrojnë pagesën e ushtarakut aktiv të FA-së me atë të vendeve të NATO-s, por pritet miratimi nga Këshilli i Ministrave.
Pagesa e papunësisë
Një tjetër shqetësim i ngritur ka qenë dhe mosnjohja e vjetërsisë në punë të bashkëshortes apo bashkëshortit të ushtarakëve që kishin përfituar pagesën e papunësisë për vitet 1993-2003. Nga ankesat e ardhura në institucionin e Avokatit të Popullit rezulton i pazgjidhur prej vitesh problemi i mosderdhjes së kontributit të sigurimeve shoqërore për bashkëshortët e ushtarakëve që kishin përfituar pagesën e papunësisë për vitet 1993-2003. Pas shqyrtimit të ankesave, institucioni i Avokatit të Popullit studioi të gjithë legjislacionin në fuqi për këtë çështje dhe doli në konkluzionin se administrata publike në vitet 1993-2003 nuk kishte realizuar detyrimin e saj për të zgjidhur problemin në fjalë. Për këtë qëllim, Avokati i Popullit i rekomandoi kryeministrit, ministrit të Mbrojtjes, ministrit të Brendshëm dhe atij të Financave, marrjen e masave organizative dhe ligjore për identifikimin e numrit të personave që kanë përfituar pagesën e papunësisë gjatë këtyre viteve, hartimin e një fature financiare për masën e parave që duhet të derdhen pranë sigurimeve shoqërore në mënyrë që periudha nga viti 1993 deri në vitin 2003 t’u njihet këtyre personave si vjetërsi pune. Avokati i Popullit njofton se institucionet qeveritare kanë përgatitur listën e personave dhe ia kanë dërguar Ministrisë së Financave. Institucioni i Avokatit të Popullit vazhdon ta ndjekë me interes këtë çështje deri në zgjidhjen e plotë të saj.

Çfarë parashikon ligji aktual
“Oficerët, nënoficerët dhe ushtarët rrogëtarë, me vjetërsi shërbimi në Forcat e Armatosura, 15 vjet për burrat dhe 12 vjet për gratë, gëzojnë të drejtën për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 50 për qind të pagës mujore deri në plotësimin e kushteve për përfitimin e pensionit të pleqërisë. Për çdo vit tjetër shërbimi mbi kufirin e mësipërm, ushtarakut i jepet një shtesë 2 për qind e pagës mujore”. Këtë e rikonfirmon edhe Neni 13 i Ligjit 9418, datë 20.05.2005, që thotë: “Ushtarakët e shërbimit aktiv të përhershëm, pavarësisht nga koha e daljes në rezervë/lirim, deri në plotësimin e kushteve për pension pleqërie, sipas Ligjit Nr. 7703, datë 11.05.1993, “Për sigurimet shoqërore në RSH” përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, kur plotësojnë vjetërsinë e shërbimit si ushtarakë në masën 12 vjet për femrat dhe 15 vjet për meshkujt dhe kanë mbushur moshën 44 vjeç femrat dhe 47 vjeç meshkujt”.

Kundërshtitë nga ekspertët
Sipas ish-ushtarakëve, ISSH-ja, me mënyrën siç e aplikon skemën, duke u dhënë të gjithëve të njëjtën masë pensioni, aq sa është pensioni maksimal i pleqërisë në shkallë vendi, 16480 lekë, ka barazuar të pabarabartat dhe ka mohuar vlerën e gradës, vlerën e vjetërsisë s shërbimit dhe vlerën e masës së pagës referuese të secilit. Sipas tij, nëpërmjet këtij akti, ky institucion merr atributin e ligjvënësit, cakton skemë të re përfitimi që mohon skemën e caktuar në ligj. Konkretisht, femra që ka 13 vjet dhe mashkulli 16 vjet në ushtri përfiton një pension prej 52 përqind të pagës referuese; kush ka 14 vjet e 17 vjet përfiton 54 për qind e kështu me radhë. Në të kundërt i bie që një mashkull i gradës kapiten me 15 vjet merr 50 për qind të pagës së vet referuese; ai i gradës major me 25 vjet vjetërsi merr vetëm 41 për qind; ai i gradës nënkolonel për 28 vjet vjetërsi merr 27 për qind të pagës referuese dhe ai i gradës kolonel merr 20 për qind të pagës referuese.

Përfitimet nga ligji
“Oficerët, nënoficerët dhe ushtarët rrogëtarë, me vjetërsi shërbimi në Forcat e Armatosura, 15 vjet për burrat dhe 12 vjet për gratë, gëzojnë të drejtën për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 50 për qind të pagës mujore, deri në plotësimin e kushteve për përfitimin e pensionit të pleqërisë. Për çdo vit tjetër shërbimi mbi kufirin e mësipërm, ushtarakut i jepet një shtesë 2 për qind të pagës mujore”. Këtë e rikonfirmon edhe Neni 13 i Ligjit Nr. 9418, datë 20.05.2005, që thotë: “Ushtarakët e shërbimit aktiv të përhershëm, pavarësisht nga koha e daljes në rezervë/lirim, deri në plotësimin e kushteve për pension pleqërie, sipas Ligjit Nr. 7703, datë 11.05.1993, “Për sigurimet shoqërore në RSH”, përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi kur plotësojnë vjetërsinë e shërbimit si ushtarakë, në masën 12 vjet për femrat dhe 15 vjet për meshkujt dhe kanë mbushur moshën 44 vjeç femrat dhe 47 vjeç meshkujt”.

Moszbatimi i ligjit
Femra që ka 13 vjet dhe mashkulli 16 vjet në ushtri përfiton një pension prej 52 për qind të pagës referuese; kush ka 14 vjet dhe 17 vjet përfiton 54 për qind e kështu me radhë. Në të kundërt, i bie që një mashkull i gradës kapiten me 15 vjet merr 50 për qind të pagës së vet referuese; ai i gradës major me 25 vjet vjetërsi merr vetëm 41 për qind; ai i gradës nënkolonel për 28 vjet vjetërsi merr 27 për qind të pagës referuese dhe ai i gradës kolonel merr 20 për qind të pagës referuese. Sipas Kadri Mukës, ISSH-ja me mënyrën siç e aplikon skemën duke u dhënë të gjithëve të njëjtën masë pensioni, aq sa është pensioni maksimal i pleqërisë në shkallë vendi, 16480 lekë, ka barazuar të pabarabartat dhe ka mohuar vlerën e gradës, vlerën e vjetërsisë së shërbimit dhe vlerën e masës së pagës referuese të secilit. Sipas tij, nëpërmjet këtij akti, ky institucion merr atributin e ligjvënësit, cakton skemë të re përfitimi që mohon skemën e caktuar në ligj.

Neni 47 i Statusit të Ushtarakut

“Institucionet qendrore vendore dhe komandat e njësive ushtarake, brenda kompetencave dhe në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore, sigurojnë zbatimin e statusit të ushtarakut. Për mosplotësimin e detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj, personat përgjegjës mbajnë, sipas rastit, përgjegjësi disiplinore, civile dhe penale, të cilat përcaktohen me dispozita ligjore”.

Neni 35 i Statusit të Ushtarakut
“Oficerët, nënoficerët dhe ushtarët rrogëtarë, me vjetërsi shërbimi në Forcat e Armatosura, 15 vjet për burrat dhe 12 vjet për gratë, gëzojnë të drejtën për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 50 për qind të pagës mujore, deri në plotësimin e kushteve për përfitimin e pensionit të pleqërisë. Për çdo vit tjetër shërbimi mbi kufirin e mësipërm, ushtarakut i jepet një shtesë 2 për qind e pagës mujore”.

14 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›