Raportuesit diskutojnë sot çështjen "Biberaj"
Çështja "Biberaj" do të diskutohet sot në Valencia të Spanjës, ku po mban punimet Komiteti i Monitorimit të Këshillit të Evropës. Në mbledhjen e këtij komiteti do të diskutohet edhe për çështjen Biberaj. Zyra e shtypit e këtij të fundit e ka konfirmuar lajmin, por edhe axhenda e mbledhjes së sotme në Spanjë përmban raportimin e dy raportuesve të huaj që vizituan Shqipërinë në datat 9 deri 11 shkurt. Dy raportuesit që vizituan Shqipërinë në fillim të shkurtit, Lakso dhe Wilshire, do të përcjellin sot në mbledhjen e Komitetit të Monitorimit të KE-së detaje mbi zhvillimet e fundit të politikës në Shqipëri. Gjatë vizitës në Shqipëri, raportuesit zhvilluan 22 takime në vendin tonë me zyrtarët e lartë.