E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria nxjerr në shitje aksionet e Albtelekom-it

12/02/2009  Qeveria ka nxjerrë në shitje 24 për qind aksionet e mbetura shtetërore të kompanisë Albtelekom. Në mbledhjen e Qeverisë është marrë vendimi për nxjerrjen në shitje të këtyre aksioneve. “Pas një procesi shumë të suksesshëm me AMC-në, duhet të presim një proces tjetër të suksesshëm me shitjen e aksioneve të qeverisë në Telekom”, - ka deklaruar Kryeministri Berisha. Plot 76 për qind e aksioneve të kësaj kompanie u privatizuan në vitin 2007 nga turqit e “Çalik Energy”, të cilët ofruan një vlerë prej 120 milionë euro. Konsorciumi turk ka marrë një kredi 100 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka e Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim, pak kohë më parë. Kredia do të investohet në zhvillimin, shtimin dhe përmirësimin e rrjetit aktual me synim jo vetëm rritjen e kapaciteteve, por dhe shtimin e shërbimeve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›