E Diel, 1 Nëntor 2026

Ratko Mlladiç, i lirë në SerbiNga ExpressNë edicionin e jashtëzakonshëm të emisionit politik ‘60 Minuta’, të televizionit federal, të mërkurën janë publikuar xhirime të papara deri më tani të kriminelit të luftës, Ratko Mlladiç, kryesisht të xhiruara

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Ratko Mlladiç, i lirë në SerbiNga Express

Në edicionin e jashtëzakonshëm të emisionit politik ‘60 Minuta’, të televizionit federal, të mërkurën janë publikuar xhirime të papara deri më tani të kriminelit të luftës, Ratko Mlladiç, kryesisht të xhiruara gjatë viteve të fundit. Për më tepër, Mlladiç nuk duket fare i shqetësuar me faktin se “po kërkohej” nga dikush.

Në të vërtetë, në xhirime mund të shihet qartë se si i akuzuari i Hagës kalon kohën nëpër festat e organizuara për nder të ditëlindjes së nipit, në dasmën e djalit, Darko, dhe në kremtime të ndryshme familjare, dhe të gjitha këto ndërsa është në ndjekje nga drejtësia ndërkombëtare.

Mlladiç u xhirua edhe në varrimin e vajzës së tij, Ana, e cila kreu vetëvrasje me revolen e tij të preferuar, megjithëse shumëkush pohoi se ai kurrë nuk kishte qenë prezent në varrim. Pas varrimit të vajzës, Mlladiç në xhirime shihet se si feston, pi dhe kënaqet me miq dhe familjarë të shumtë. Interesant është xhirimi, ku ai shihet ndërsa vallëzon, mes tjerash edhe me këngën e grupit boshnjak Plavi Orkestar, “Bolje Biti Pijan Nego Star” (“Më Mirë i Dehur se Plak”).

Xhirimet pastaj e shfaqin shtëpinë e tij, në lagjen beogradase “Kostunjak”, në të cilën Mlladiç bënte jetë shumë normale dhe të qetë, priste mysafirë dhe shoqërohej me ta. Një prej mysafirëve që shihet në xhirim është edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Jugosllavisë, Momçilo Perisiç, i akuzuar për krime lufte në Kroaci, dhe njëri prej shkatërruesve kryesor të qytetit të Mostarit (në BeH). Më vonë, shfaqet edhe Zdravko Tolimir, i akuzuar për krime lufte në Srebrenicë, Zepa, Bratunaç dhe Zvornik.

Manojlo Milovanovi], ish-shefi i Shtabit të Armatës së Republika Srpska, shfaqet bashkë me Mlladiç në xhirimet nga Bosnja Lindore, të vitit 1997. Më 16 shtator 2000, është xhiruar edhe dasma e njërit prej truprojave të Ratko Mlladiç, në Kula, afër Sarajevës, ku shihet edhe kolona e veturave duke parakaluar, pothuaj të gjitha me targa boshnjake.

Kazerma në lagjen beogradase, “Topcider”, po ashtu është një prej lokacioneve ku qëndroi krimineli më i kërkuar evropian, ndërkohë që ai aty luan pingpong dhe pi kafe në natyrë.

Xhirimi i fundit që u shfaq në emisioni “60 Minuta”, sipas të gjitha gjasave është realizuar kohëve të fundit. Në të shihet se si Mlladiç luan në borë me gruan dhe nusen.

Në emisionin e jashtëzakonshëm, të 333-in, “60 Minuta”, mysafir ishte edhe anëtari i Kryesisë së Bosnjë-Hercegovinës, Zeljko Komsiç, i cili në vitin 2001 ishte ambasador i vendit në Serbi.

Komsiç nuk u befasua me xhirimet, sepse konsideronte që Mlladiç nuk po fshihej dhe se lëvizja e tij përcillej rregullisht.

“Kjo nuk ishte fshehtësi. Të gjitha diheshin. Dihej kah lëviznin kriminelët e luftës. Dorëzimi i Karaxhiç ishte një vendim politik, kështu që vendim politik do të jetë edhe dorëzimi i Ratko Mlladiç, vetëm se problemi është se atë e ruan një strukturë shumë e mbyllur dhe e mirorganizuar. Mlladiç asokohe ishte nën mbrojtjen e Armatës së Jugosllavisë, e sot të Armatës së Serbisë. E mbron struktura politike, ndërsa ai jeton jetën më normale të mundshme”, - theksoi Zeljko Komsiç.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›