Rea Bisha një koncert recital në piano
Pianistja 16 vjeçare Rea Bisha ka performuar për publikun në skenën e Akademisë së Arteve. Ajo ka dhënë një koncert recital, i cili erdhi në skenën e arteve pas debutimit në qytetet Durrës dhe Shkodër. Koncerti u zhvillua në kuadër të vitit të Haydnit, kompozitorit të njohur ndërkombëtar. Rea Bisha nxënëse e Liceut Artistik Jordan Misja në drejtimin e pedagoges Anita Tartari ka interpretuar një repertor të pasur artistik me vepra të ndryshme.
Gjatë këtij koncerti duke interpretuar në piano ajo kishte si dirigjent mjeshtrin Fatos Qerimaj. Një nga synimet e artistes 16 vjeçare ishte që nëpërmjet këtij koncerti të gjente rastin për të bërë një prezantim të nivelet të saj si artiste. Ky eveniment artistik shënon dhe koncertin parë të pianistes së re, e cila premton se do të ngjisë me sukses shkallët e karrierës së saj artistike. Koncerti është shoqëruar edhe nga orkestra, ndërkohë që të njëjtin program tashmë ajo e ka luajtur edhe në dy qytetet e tjera. Pianistja 16 vjeçare është e bindur që di të përballojë projekte të vështira, ashtu siç ishte debutimi i saj përmendësh i një repertori të gjerë klasik, gjë e cila tregon më së miri për një pianiste, e cila tregon në këtë mënyrë dhe pasion e saj për artin. Rea tregon se i ndjek të gjitha koncertet që organizohen në Tiranë, ndërsa shton si instrumentisten e saj të preferuar pedagogen që e udhëheq Anita Tartari, e cila ka dy vite q punon me të. Ndërsa vetë pedagogia e pianistes së re, Anita Tartari, e konsideron një vajzë të zgjuar dhe që punon shumë. Ajo pohon se për këtë e përgëzon dhe shprehet se është shumë optimiste për të ardhmen e saj. Sipas pedagoges Tartari ajo është një vajzë e talentuar dhe me perspektivë në të ardhmen e saj si artiste. Në programin që ajo është bazuar për të interpretuar u përfshi një repertor i gjerë si Edward Elgar: Serenade for string, ku përfshihen Allegro Piacevole, Larghetto, Allegretto, pjesë nga Chopin F: Valse op. 64 nr. 2, Liszt F: Rigoleto, Britten B: Pizzicato, Haydin Jos: Piano koncert D. dur (Vivace, Adagio, Rondo Ungherese).