Anëtarësimi, Topalli falënderon vendet e NATO-s
20/02/2009 Ratifikimi i protokollit
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli përmes një fjalimi mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë gjatë seancës së djeshme parlamentare përshëndeti mbylljen e ratifikimit të NATO-s nga 26 vendet anëtare të tij. Ajo falënderoi 26 shtetet që ratifikuan këtë protokoll dhe të gjithë parlamentarët shqiptarë, që bënë avokatinë e Shqipërisë në parlamentet e këtyre vendeve. “Koha erdhi, ratifikimi i protokollit të NATO-s u krye. Shqipëria tani do të jetë partnere dhe aktore në sfidat e sigurisë së kohës sonë. Në fakt, akti i mbylljes së këtij ratifikimi është afrimi përfundimtar i anëtarësimit në komunitetin e vetëm të vlerave dhe të interesave të përbashkëta. Në samitin e ardhshëm në Strasburg dhe në Kehl në muajin prill, në më pak se dy muaj, ne do të kemi nderin dhe fatin të bëhemi si vendet e Europës, si amerikanët, kanadezët dhe vendet e tjera të mëdha anëtare të Aleancës së NATO-s”, - theksoi Topalli. Procesi u mbyll në më pak se dhjetë muaj nga ftesa e Bukureshtit.