Meta: Ja si do ta zgjidhim papunësinë e Elbasanit
20/02/2009 Lidershipi i LSI-së vijon turin e takimeve paralektorale
Kreu i LSI-së Ilir Meta në një takim në teatrin “Skampa” të Elbasanit ka çelur fushatën elektorale të kësaj partie, ku ka shpërndarë dhe teserat për 400 të rinj të anëtarësuar në degën lokale. Gjatë fjalës së tij Meta ka falënderuar për këtë zgjedhje të anëtarësuarit, duke e vlerësuar politikën e Lëvizjes Socialiste për Integrim si një politikë për të gjitha shtresat e shoqërisë. Në këtë takim Meta premtoi se LSI-ja do ta plotësojë ëndrrën evropiane, pasi është e vetmja forcë politike që paraqiti një projektligj për moshën e tretë, të cilët kanë punuar aq shumë e janë vlerësuar aq pak. “Ne jemi angazhuar që më 28 qershor të realizojmë projektet tona dhe detyrimet tona ndaj kësaj moshe. Ne duam një Shqipëri evropiane dhe pa kohezion social nuk ka Shqipëri të re europiane”, - u shpreh Meta. Ndërkohë, duke u ndalur dhe te një shtresë tjetër e shoqërisë, konkretisht tek të rinjtë, kreu i LSI-së vlerësoi se të rinjtë në këtë parti nuk janë fasadë e kryetarit të saj. “Ata janë shpirti dhe zemra e LSI-së. Ne do t’i përfaqësojmë në parlamentin e ri të gjithë këto shtresa dhe do të jemi zëri i tyre”, - theksoi ai. Gjithashtu Meta akuzoi edhe liderët e dy partive të mëdha, që sipas tij luajnë rol përjashtues, ndaj duhet që këto parti të bashkëpunojnë për të mirën e të gjithëve. Elbasani, sipas tij, ka një plagë të madhe siç është papunësia, e cila kërkon zgjidhje e jo fjalë. “Elbasani ka një plagë shumë të madhe: papunësinë më të lartë. Ne do t’i mbështesim këto industri që Elbasani ka, por do të kërkojmë rreptësisht respektimin e normave të mjedisit. Kjo është arsyeja që marrëveshjen tonë të parë të koalicionit e nënshkruam me Partinë e Gjelbër. Ne jemi të vendosur që veç investimeve do të mbështesim edhe biznesin e sipërmarrjen, duke nxitur kështu vende të reja pune”, - garantoi kreu i LSI-së. Meta ishte i shoqëruar në këtë takim nga kryetari i LSI-së së Durrësit Lefter Koka dhe analisti Artur Zheji.