E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shaqiri shpreson te shenoje sonte ndaj Bajernit te Mynihut

Ai është në qendër të vëmendjes, ndërsa Bajerni udhëton drejt Alpeve për t’u ndeshur me skuadrën e një qyteti jo aq të madh si Bazeli. Xherdan Shaqiri është zvicerano-shqiptari më i njohur i momentit, njeriu që kërcënon të shënojë ndaj bavarezëve në ndeshjen e parë të turit të dytë në Champions, ndërsa sezonin e ardhshëm do të luajë në Mynih.
“Mendoj se futbolli i Ligës së Kampioneve është maksimumi dhe besoj se do të jetë një ndeshje e mrekullueshme. Shpresoj që të krijojmë shanset tona, e kam fjalën që të luajmë në mënyrë perfekte siç bëmë ndaj Mançester Junajtid. Skuadra duhet të jetë e bashkuar deri në fund. Disa muaj më parë humbëm me Bajernin 2-1 në Champions, në minutën e fundit, pra duhet të kemi kujdes deri në fund”- u shpreh Shaqiri.
Trajneri i zviceranëve, Fogel, kërkon që skuadra e tij të jetë e qetë, ndryshe do ta ketë të vështirë. “Gjithçka varet nga mënyra sesi jemi përgatitur për këtë ndeshje. Jemi përpjekur të jemi të qetë, të stërvitemi me përqëndrim dhe me saktësi. Nëse je i tensionuar, nuk mund të punosh mirë. Emocionet pozitive është mirë të zbrazen në fushën e lojës, ndaj le të presim fillimin e ndeshjes”-tha Fogel
Me një Shaqiri në fushë, por edhe me Aleksandër Frajn, Bazeli mbetet i rrezikshëm dhe Bajerni e di mirë këtë gjë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›