E Diel, 1 Nëntor 2026

Salihi flet per here te pare si futbollist i skuadres amerikane te Uashingtonit

Anglishtja e Hamdi Salihit është thuajse po aq e mirë sa edhe aftësia e tij për të shënuar gola. Duket se sulmuesi kuqezi është përgatitur siç duhet në çdo drejtim për zbulimin e Amerikës dhe ai di gjithçka për skuadrën e tij të re, DC Junajtid.
“Faleminderit për gjithçka, faleminderit për intersimin. Sot ishte stërvitja e parë dhe gjithçka ishte e mirë. Unë e prisja këtë, pasi kisha folur me miq të mi dhe e dija sesi do të ishte. Shumë e këndshme, shumë miqësore. Si ditë e parë, ishte shumë mirë. Kam folur me mikun tim, Branko Boshkoviç, dhe më e rëndësishmja për mua ishte se ai më tha se skuadra është e uritur dhe synon plej ofin. Duan të kenë një skuadër të fortë”.
Shkodrani menjëherë pyetet për presionin që do të ketë mbi supe, por s’mund të mungojë pyetja se çfarë mendon për futbollin amerikan.
“Kjo është puna ime. Për këtë paguhem kudo ku luaj. Është një presion normal. Duhet të bëjë punën time, unë e di aftësinë time dhe shpresoj që së bashku me skuadrën të gjejmë rrugën për të shënuar shumë gola. Përsa i përket futbollit amerikan, vitet e fundit, kemi folur më shumë për të. Çdo vit këtu po vijnë lojtarë të mëdhenj, mendoj se liga po forcohet, po përmirësohet dhe po respektohet më shumë edhe në Europë. Po ashtu si kombëtarja, edhe liga po forcohet”.
Si një djalosh i qetë dhe i sigurt për cilësitë e veta, Hamdi Salihi është i bindur se do të lerë gjurmë edhe në qytetin e Xhorxh Uashingtonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›