Reagimet nga Kosova dhe Maqedonia
Autoritetet më të larta të shtetit të Kosovës kanë ndarë dhimbjen për ngjarjen tragjike të ndodhur në Farkë. Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, kanë dërguar mesazhe ngushëlluese në emër të popullit të Kosovës për t’u solidarizuar në këtë moment të vështirë me familjarët e viktimave dhe të gjithë popullin shqiptar. Mesazhe ngushëlluese kanë ardhur edhe nga Maqedonia, ku Partia Bashkimi Liberal Demokrat dhe Partia Demokratike Shqiptare, përkatësisht kryetarët respektivë të tyre, kanë shprehur dhimbjen për tragjedinë e ndodhur në liqenin e Farkës.
7 Mars 2008