Të jesh i zgjuar në "Millennium"
Në Kinema "Millennium" mbërrin "Get Smart", një version komik i "spy movie". Maksuel Smart (Maxwell Smart) është një analist i shkëlqyer i shërbimit të kontrollit në një agjenci sekrete të spiunazhit amerikan. Smart mezi pret të lërë skrivaninë për t'u bërë një agjent operativ me një numër dhe me një emër. I vjen rasti kur agjencia bie në kurthin e një organizate kriminale (KAOS) dhe identiteti i agjentëve të saj zbulohet. Kjo është historia që propozon një nga prodhimet më të fundit të kinemasë hollivudiane, "Get Smart", i cili vjen sot në ekranin e madh të kinema "Millennium" në Tiranë. Një film prej 110 minutash, me regji të Peter Segal, ku interpretojnë aktorët Steve Carrell, Anna Hathaway, Alan Arkin, Terence Stamp, Dwayne Johnson.