E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës; Shkëputet krahu i vinçit, vdesin dy punëtorë



Dy punonjës që punonin për autostradën Durrës-Kukës kanë mbetur të vdekur pasditen e djeshme si pasojë e një aksidenti në punë. Dy punëtorët janë të firmës “Albulex” dhe kanë humbur jetën rreth orës 17:30 teksa punonin për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Mësohet se punëtorët, njëri nga Kukësi dhe tjetri nga Maqedonia, kanë gjetur vdekjen nga këputja e krahut të një vinçi. Ata kanë rënë nga një lartësi prej 40 metrash. Viktimat nuk janë transportuar për në spital, pasi ata kanë gjetur vdekjen menjëherë. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur Ura e Kolshit. Punëtori nga Kukësi quhet Arben Muçmata dhe ishte rreth të 40-ave. Ndërsa shtetasi nga Maqedonia quhet Branko Shvetskoski dhe ishte 50 vjeç. Sipas burimeve zyrtare policore, bëhet e ditur se janë shoqëruar për në polici drejtuesit e firmës. Sipas policisë, vdekja e dy punëtorëve ka ardhur si pasojë e spostimit të krahut të vinçit. Pas shkëputjes, punëtorët kanë rënë nga ura, pasi në ato momente po punonin për montimin e urës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›