Reagon kryetari i bashkisë, padit në polici 54-vjeçarin
Poliçan
Kryetari i Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotka, ka paditur në polici 54-vjeçarin Lame Shkëmbi, për prishje të imazhit dhe fyerje në publik. Dy ditë pas incidentit të ndodhur në qendër të qytetit të Poliçanit me 54-vjeçarin, kreu i bashkisë ka deklaruar se do të kërkojë ndjekjen e kësaj çështjeje në rrugë ligjore, pasi nuk ka ushtruar asnjë lloj dhune ndaj qytetarit, përkundrazi i ka kërkuar atij të fundit të linte të qetë punonjësit e Ndërmarrjes së Gjelbërimit, të cilët po punonin për mbjelljen e pemëve dekorative. Ai ka pohuar akuzën e ngritur nga Shkëmbi për ushtrim dhune, duke e cilësuar një veprim provokativ nga 54-vjeçari, që njihet si një nga anëtarët e LSI-së në këtë qytet.
#