E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe Liverpuli ne gare cmimi i Xhekos eshte 30 milione euro

Sulmuesi

Klubi i Volfsburgut është i gatshëm ta lërë të largohet menjëherë sulmuesin boshnjak, Edin Xheko. Por që kjo të ndodhë, sikurse lexohet në versionin e të dielës së tabolidit më të njohur gjerman “Bild”, të interesuarit do të duhet të derdhin shumën prej 30 milionë eurosh. Klubet më të kandiduara për atë që mund të quhet një goditje e madhe e merakos së janarit janë Mançester Siti i Roberto Mançinit, Juventusi, Bajerni i Mynihut dhe Reali i Madridit. Por, në mes është futur edhe Liverpuli. Sipas “Sunday Telegraph”, “Reds”-at janë gati të ofrojnë kartonët e mbrojtësit danez, Daniel Agger dhe mesfushorit Rayan Babel, plus para, për ta bindur të luajë në Premier League. Sulmuesi vetë dëshiron të largohet dhe e ka theksuar një gjë të tillë në çdo rast që i është dhënë. Xheko, 24 vjeç, është në sezonin e tij të tretë në Bundesliga. Volfsburg është aktualisht në zonën e rënies nga kategoria dhe ai dëshiron një klub të madh. Opsioni i preferuar mund të jetë Juventusi, por i cili në janar nuk mund ta marrë, pasi i ka të zëna vendet për ekstrakomunitarët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›