Treshja e kreut njeh vetëm fitore. 7-0 rekord në Lezhë, në Skrapar luhen vetëm 43 minuta
Java e 26-të e kategorisë së parë ka dhuruar bollek golash, ku rezultati më i thellë u shënua në Lezhë, ku Besëlidhja fiton 7-0 ndaj Gramozit. Por nga tetë takime vetëm shtatë janë mbyllur, pasi ndeshja e lujatur në Çorovodë mes Skraparit dhe Adës është ndërprerë në minutën e 43-të, ku takimi ishte në barazim 1-1. Shkak i ndërprerjes së këtij takimi janë bërë nxjerra e dy kartonëve të kuq ndaj lojtarëve vendas, gjë e cila ka prodhur dhunë dhe gjyqtarët kanë vendosur që të tërhiqen dhe ta mbyllin parakohe ndeshjen. Padyshim që do të jetë Komisioni i Disiplinës ai që do të vendosë për këtë ndeshje, ku pritet që Ada ta fitojë takimin në tavolinë. Treshja kryesuese ka vijuar me fitore edhe këtë javë, ku Luftëtari ka mposhtur 4-1 Gramshin. Me të njëjtin rezultat 4-1 ka fituar edhe Kukësi në transfertën e Himarës, ndërsa Lushnja e ka pasur më të ëvshtirë marrjen e tripikëshit, ku përballë lushnjarëve ishte Iliria, që në pjesën e parë ka bërë rezistencë. Gjithsesi, në pjesën e dytë Lushnja ka shënuar dy gola dhe shpreson deri në fund që ta sigurojë në mënyrë dirkete ngjitjen në superligë, ku për momentin ndodhen Luftëtari dhe Kukësi. Besa ka ngecur edhe këtë javë, pasi është mundur 2-1 në Sarandë. Elbasani falë kapitenit Endri Dalipi është kthyer te fitorja pas gjashtë javësh, ku ka mundur 2-1 Burrelin. Ndërsa Vlora ka fituar 1-0 me Mamurrasin
Kategoria e Parë, Java e 36-të
LUFTËTARI GRAMSHI 4-1
Shënues: Strati 3′, Nora 42′, 52′, 81′ / Pengu 73′
HIMARA KUKËSI 1-4
Shënues: Martins 75′ / Malo 16′, 43′, Hamzai 36′, 84′
LUSHNJA ILIRIA 2-0
Shënues: Xhafa 48′, Canka87′
BESËLIDHJA GRAMOZI 7-0
Shënues: Stojkoviç 21′, Dibra 28′, Kaçi 38′, 90′, Gjorgjeviç 62, Gruda 70′, Miliç 76′
BUTRINTI BESA 2-1
Shënues: Papa 30′ , Kola 65′/Poçi 52(11-m)
ELBASANI BURRELI 2-1
Shënues: Dalipi 23′, 66′ / Ivanaj 70′
SKRAPARI ADA 1-1 (ndërprerë në minutën e 43-të)
Shënues: Koreshi 30′ / Selmani 8′
VLORA MAMURRASI 1-0
Shënues: Plepi 86′
