Reali kërkon Dzekon

Nga Express më 16 qershor 2011 në ora 23:00
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, kërkon transferimin e sulmuesit të Manchester Cityt, Edin Dzeko, ka njoftuar e përditshmja angleze Daily Star.
Mourinho ishte i interesuar për Dzekon edhe në janar, por 25 vjeçari vendosi të kalojë në Eastlands nga Wolfsburg, duke kompletuar transferimin më të shtrenjtë në Bundesligë për 27 milionë funte.
Dzeko ka edhe katër vite në kontratën e tij me Cityn, por klubi mund të joshet nga shitja e tij në ndjekje të objektivave të rinj, përfshirë yllin e Udineses, Alexis Sanchez.