Thiago Silva, i lumtur në Milan

Nga Express më 16 qershor 2011 në ora 22:00
Qendërmbrojtësi i Milanit, Thiago Silva ka mohuar spekulimet rreth transferimit të tij në Barcelonë, duke insistuar se është i lumtur në San Siro.
Reprezentuesi brazilian thuhej se mund t’i bashkohet gjigantit katalan, pasi ishte cituar se është në bisedime me kampionin e Evropës.
“E vërteta është se kurrë nuk ka pasur asgjë konkrete mes meje dhe Barcelonës. Jam shumë i lumtur që luaj për Milanin. Nëse nuk do të ishte kështu, nuk do të kisha vazhduar kontratën deri në qershor 2016”, tha ai për Arena Sport.