Reali kërkon pikë në Rusi
Nga Altin Latifi
Reali i Madridit kërkon fitoren e parë në transfertë pas dy vjetësh, kur të përballet në mbrëmje me rusët e Zenitit. Kampionët e Spanjës po kalojnë një formë të shkëlqyer, por skuadra vendase ka humbur vetëm një nga 21 ndeshjet shtëpiake në arenën europiane.
SAN PETËRSBURGUT- Reali i Madridit do të kërkojë t’i japë fund serisë negative në ndeshjet në transfertë të Ligës së Kampioneve, kur të përballet sot në mbrëmje me Zenitin e San Petërsburgut. 9 herë kampionët e Evropës nuk kanë fituar në 7 transfertat e fundit, që kur ata mposhtën Steauan e Bukureshtit në tetor të vitit 2006. “Është e vështirë të luash jashtë, por ne duhet të fitojmë si në San Petërsburg, ashtu edhe në Torino. Nuk do të jetë e lehtë, pasi Zeniti humbi në ndeshjen e parë ndaj Juventusit dhe do të ketë një motivim më shumë”, u shpreh trajneri Bernd Shuster. Zeniti, që është fituesi i Kupës UEFA në fuqi, ka humbur vetëm një nga 21 ndeshjet e fundit në arenën europiane. “Do të mundohemi të bëjmë surprizën, por statistikat nuk do të thonë asgjë, Reali i Madridit është favoriti i grupit, ndërsa 3 skuadrat e tjera do të luftojnë për një vend”, tha trajneri i Zenitit Dik Advokat.
(a.r/balkanweb)