E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali nuk dorëzohet

Nga Express më 02 shkurt 2011 në ora 19:02

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka insistuar se ata nuk janë dorëzuar në garë për titull në La Liga, edhe pse aktualisht kanë shtatë pikë më pak se lideri, Barcelona.

“Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë në ligë sepse asgjë nuk është humbur. Ka edhe shumë ndeshje për të luajtur dhe ne duhet të luftojmë deri në fund.

“Reali nuk dorëzohet kurrë. Edhe nëse është matematikisht e pamundur, ne e kemi atë obligim. Askush nuk mendon se liga është e pamundur, por është e vërtetë se është mjaft vështirë”, tha ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›