Reforma, Meta, Ngjela dhe Ndoka në grevë urie
Kryetarët e partive të vogla kërkojnë ndërhyrjen e presidentit për të garantuar Kushtetutën. Në një letër që i kanë shkruar Topit shkruhet se “Dy partitë e mëdha po përgatisin korrupsionin elektoral dhe paralajmërojnë shpalljen e grevës së urisë.
TIRANE- Dymbëdhjetë deputetë dhe kryetarë partish paralajmëruan dje hyrjen në një grevë urie, sipas tyre, për të sensibilizuar opinionin për masakrën zgjedhore që po përgatisin PS-PD. Në një letër drejtuar Bamir Topit, ata e informojnë presidentin për hapat ekstreme që kanë vendosur të ndërmarrin. “Ne deputetë dhe kryetarë të disa partive politike kemi vendosur, që në mbrojtje të Kushtetutës dhe të votës së lirë, të shpallim në vijim një grevë urie për të sensibilizuar opinionin publik shqiptar për grushtin e shtetit që po përgatitet, për të shpëtuar demokracinë e rrezikuar në Shqipëri”, thuhet në letër e politikanëve. Sipas tyre, ndryshimet kushtetuese të 21 Prillit 2008, të hartuara dhe miratuara me shpejtësi nga dy partitë PS dhe PD kanë shtrembëruar sensin e demokracisë dhe konstitucionalizmit në Shqipëri.
“Këto ndryshime kanë reduktuar kontrollin parlamentar mbi qeverinë, shfuqizuar Komisionin Qëndror te Zgjedhjeve si subjekt kushtetues dhe fuqizuar pushtetin e Kryeministrit, për të dominuar mbi pushtetet e tjera”, thuhet në letrën drejtuar Topit.
Krerët e partive të vogla pretendojnë se komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore, ka paraqitur në frymën e dhunshme të ndryshimeve kushtetuese, variantin përfundimtar të Kodit Zgjedhor; i cili hapur përjashton nga administrimi i procesit zgjedhor të gjitha forcat dhe faktorët politikë që kanë qenë kundër ndryshimeve kushtetuese. “Varianti i ri i Kodit Zgjedhor i paraqitur nga PS dhe PD, për të hyrë në procedurat parlamentare të miratimit, është shkelje e rëndë dhe flagrante e Kushtetutës së Shqipërisë. Të dy partitë, synojnë që me anë të një maxhorance parlamentare të likujdojnë demokracinë kushtetuese në Shqipëri, dhe te mos lejojnë ne administrimin e zgjedhjeve asnjë alternativë tjetër konkuruese politike që të mund te rrezikojë pushtetin e tyre”, pretendojnë krerët e partive të vogla.
Sipas tyre, në funksion të këtij synimi, Kodi i ri Zgjedhor, është ndërtuar i gjithi më një karakter politik, duke shprehur në mënyrë eksplicite pjesmarrjen e ngushte të vetëm dy faktorëve partiak në administrimin e zgjedhjeve në Shqipëri.
Në letër thuhet se çështja e ngritur është një nga më të rëndësishmet për demokracinë shqiptare. “Askush nuk mund të paragjykojë zgjedhjet në funksion të pushtetit individual. Dhe pikërisht për këtë, në Kodin Zgjedhor që po kundershtojme, PS-PD janë munduar që te paracaktojne rezultatin e zgjedhjeve duke e paraqitur si formë demokratike”, thonë 12 politikanët.
Më tej, ata rendisin kundërshtimet kryesore që kanë ndaj paktit mes partive të mëdha.
“Konkretisht, neni 12 dhe 14 i projektit që flet për KQZ e bën këtë strukturë të kontrollueshme vetëm nga PS-PD. Neni 28 që flet për përbërjen e komisioneve të zonave te administrimit zgjedhor e bën këtë strukturë të kontrollueshme vetem nga PS-PD. Neni 35 që flet per komisionet e qendrave te votimit i bën këto perseri plotesisht te dominueshme dhe kntrolllueshme vetëm nga aleanca PS-PD. Edhe neni për caktimin e anëtarëve të grupeve të numërimit monopolizohet përsëri vetëm nga PS-PD”, thonë politikanët duke e quajtur këtë të papranueshme. Ata kërkojnë që presidenti Topi të shprehet për këtë çështje. “Shpresojme shumë në ndërhyrjen tuaj me autoritetin e Kryetarit të Shtetit dhe garantit të Kushtetutës. Qindra mijëra shqiptarë kanë drejtuar sytë dhe kanë shpresën tek ndërhyrja juaj, Z. President”, mbyllet letra e 10 politikanëve që paralajmërojnë grevën e urisë.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)