E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma Zgjedhore, shtyhet afati i komisionit

 

Kuvendi i Shqipërisë vendosi të hënën në mbrëmje me konsensus që të shtyjë afatin e punës së komisionit të posaçëm parlamentar për Kodin Zgjedhor deri më 31 tetor 2008. Komisioni zgjedhor i ngritur me një vendim të Kuvendit në muajin qershor, ka për detyrë hartimin e amendamenteve të nevojshme ligjore për ruajtjen e standardeve në zgjedhje, mbështetur në rekomandimet e paraqitura në raportin e vëzhguesve të OSBE/ODIHR. Vendimi i Kuvendit për shtyrjen e afatit merret për të pestën herë, pasi partitë politike nuk realizuan reformën e shumëkërkuar zgjedhore. Deri tani Komisioni i Reformës Zgjedhore ka kaluar 60-70 nene, duke lënë pezull mënyrën e funksionimit të komisioneve që merren me administrimin e zgjedhjeve, si KQZ, KZQV, KZZ apo dhe GNV-të. Gjithashtu pezull ka mbetur edhe mënyra e votimit, se me çfarë dokumenti do të votojnë shtetasit shqiptarë. Paraprakisht është përcaktuar se do të votohet me dokumentet e reja, kartat e identitetit apo pasaportat biometrike, ndërsa është lënë hapësira për të votuar me pasaportat aktuale që përdoren për jashtë shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›