E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma dhe mjeket

Ceshtja e reformes ne shendetesine tone ende ngelet e hapur. Ka shume probleme ne shendetesi qe presin zgjidhje dhe ka shume te semure qe kerkojne ndihme mjekesore te kualifikuar e me cilesi. Po cila eshte rruga qe duhet ende te bejme per te arritur nivelin qe kerkohet?


Natyrisht qe ne stadin e kushtet ku jemi nuk ka nevoje qe cdo gje ta shpikim nga e para e te jemi me origjinalet ne kete bote por vecorive tona duhet pa tjeter ti bashkangjisim dhe eksperiencen e te tjereve.


Pse nuk shohim pak shembullin e me te perparuarve?. Presidenti Barack Obama e vuri reformen shendetesore ne krye te mendjeve te njerezve. Ai thote se "Reforma ne Shendetesi " nuk eshte ceshtje se a duhet bere , jo, eshte ceshtje se kur do behet. Pse u vu theksi aq shume te reforma ne shendetesi?


Do mundohem ta shpegoje kete problem per lexuesin shkurt dhe thjesht:
Edhe Amerika qe eshte aq e pasur, ka afro 50 milion vete te pa siguruar dhe shpenzon shume dhe jashte mundesive te saj per shendetesine. Ne kete forme sic eshte , gjendja nuk mund te vazhdoje te jete. Cdo vend ne bote duhet te perballoje sfiden e te gjeje burimet per te mbajtur sistemin ne menyre qe sherbimi shendetesor te jete cilesor per ata qe kane nevoje per te.


Problemi nuk eshte qe a duhet zbatuar nje sistem shendetesor universal se kjo dihet por cila eshte rruga per te arritur atje. Shtete te ndryshme kane sisteme te ndryshme psh Anglia zbaton program te bazuar ne taksat publike kurse Amerika bazohet mbi sigurimet e te punesuarve.


Natyrisht qe Anglia historikisht ka patur problem mungesat e burimeve per shpenzimet shendetesore dhe ka patur pak mundesi per te nderrmarre trajtime te reja.


Por ne vitet 90- te Anglia ndermori nje reforme ne shkalle te gjere qe sfidon dhe Ameriken qe kerkon sot te beje reforme. Ne vitin 1997 qeveria e re qe erdhi ne pushtet trashegoi nje sistem shendetesor I cili vazhdimisht ishte I pamjaftueshem persa I perket fondeve dhe qe vuante nga mungesa e kapaciteteve.


Kishte raste kur nje i semure qe te merrte trajtimin kur paraqitej tek mjeku, duhej te priste deri nje vit e gjysem. Po sot gjendja ka ndryshuar shume; nje pacient ne Angli duhet te prese e shumta pak jave per tu trajtuar. Ku ishte thelbi i reformes ne 1997 ne Angli?


Kryesorja dhe me e rendesishmja ishte qe ne kete revolucion shendetesor te 1997 vete klinicistet u perfshine si ne informimin por dhe ne drejtimin e ndryshimeve. Kjo ndihmoi qe te kishte besim reciprok ndermjet mjekeve kliniciste dhe politike- beresve. U arrit te vihej ne zbatim nje program qe kishte ne konsiderate ate cka ishte me e rendesishme per pacientet, per publikun por edhe per administratoret e shendetesise.


Keshtu gradualisht sherbimi fiton gjithmone e me teper cilesi te niveleve larta, udhehiqet nga klinicistet me te mire, merr ne konsiderate evidencat me te mira, dhe ndermerr novacione qe, te gjitha keto jane dhe perbejne principet organizative te sherbimit shendetesor . Keto ndryshime e bene sitemin shendetesor te permisoje vazhdimisht ecurine dhe efikasitetin e tij.


Sikurse ne Angli, edhe amerikanet sot kerkojne te vene ndergjegjen dhe pergjegjesine profesionale per zhvillimin shendetesor me shume ne duart e klinicisteve se sa te burokrateve apo te kompanive te sigurimeve me interesa te vjeteruara .


Nje trajtim i tille i problemit do coje ne nje sistem shendetesor qe te kete mandat me te vertete demokratik dhe nje drejtim klinik aq I rendesishem per kete sektor.


Por qe mjeket te arrine te kuptojne e te marrin pjese ne kete debat duhet te kene parasysh tre gjera: Se pari te ndergjegjesohen per rolin udheheqes te klinikes per te formuar nje sistem shendetesor efikas te transformuar .


Klinicistet duhet te fokusojne problemin tek pacienti dhe shendeti I tij se vetem kjo i jep vlere qellimit dhe perpjekjeve per te sfiduar te gjitha strukturat sponsorizuese e financuese ne dhenien e sherbimit. Se dyti, mjeket duhet te behen ndermjetes midis financuesve dhe sherbimit shendetesor.


Nevojitet nje model qe ploteson me mire nevojat por qe eshte njekohesisht I pranueshem nga ana sociale. Klinicistet duhet te kene zerin e tyre te forte per tju imponuar strukturave financuese nese kerkojne qe cilesia e sherbimit te vihet perpara llogarive e perfitimeve financiare.


Se fundi mjeket kliniciste duhet te edukojne si politike beresit por edhe publikun e gjere mbi nivelet e duhura te nevojshme te sherbimit. Sot sistemi shendetesor vuan nga fakti se gjithe vemendja fokusohet ne trajtimin e semundjeve akute dhe ne traumat. Edhe ne media (gazeta e televizor) keto zene vendin kryesor.


Ne shohim jo rralle mjeke shume te specializuar qe bejne operacione shume delikate apo procedura tranplantesh qe i takojne nivelit terciar. Por sherbimi mjekesor kryesor e me i madh eshte sherbimi paresor . Kuptohet qe sistemi i sigurimeve dhe i referimit te mjeku duhet te evitoje sa me shume vizitat dhe analizat e shtrenjta te panevojshme.


Kjo arrihet kur probleme te tila te shendetit sic jane stili i jetes, obeziteti, duhani, diabeti etj. nuk mesohen aq nga specialistet e vecante e te rralle apo ne spitalet e medha por kjo realizohet sidomos ne kontakt me mjekun "e thjeshte" te familjes dhe nga promovimet ne shendetin publik . Prej tyre kryesisht nevojitet edukimi vazhdueshem I njerezve per te parandaluar keto semundje qe kercenojne masivisht jeten e njeriut..


Te vesh mjekun ne qender te reformes nuk do te thote te mbulosh defektet , gabimet apo te metat e tyre por duke i luftuar ato do te luftosh njekohesisht te rrisesh dinjitetin e mjekut shume here te neperkembur, te rritesh autoritetin e tij, besimin e te semurit ndaj tij dhe ndaj sistemit, do te thote te cosh reformen ne rruge te drejte..


Pra nuk mjafton qe kujdesi shendetesor te trajtohet vetem nga politikanet dhe politike- beresit, jo duhet pa tjeter qe mjeket kliniciste profesioniste te ngrihen e te thone fjalen e tyre . Jo vetem kaq por ata duhet te udheheqin debatin. Kjo mendoj se eshte e nevojshme sot me shume se kurre..

 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›