“Remzi Hoxha u detyrua të pranonte nën torturë se ishte trafikant armësh e agjent”
Prokuroria e Krimeve të Rënda solli dje fakte të reja para kolegjit penal. Kërkesat e palëve në seancën e radhës dhe vendimet që u dhanë në proces
Laureta Rryçi
Tiranë – “Remzi Hoxha është detyruar të pranojë se trafikonte armë dhe se ishte agjent i huaj”. Kjo ishte një nga faktet e reja që Prokuroria e Krimeve të Rënda solli dje para kolegjit penal gjatë leximit të kërkesës për gjykim. Pas disa seancash, të pandehurit që akuzohen për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, janë njohur me akuzat që rëndonin mbi secilin prej tyre. Seanca e radhës pati disa vendime dhe kërkesa nga palët në proces. Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka pezulluar dje gjykimin ndaj Budjon Meçes, një nga katër të akuzuarit për çështjen e zhdukjes së biznesmenit Remzi Hoxha, pasi sipas raportit të ekspertëve të mjekësisë ligjore, gjendja e tij shëndetësore paraqitet mjaft e rëndë. Vendimi u mor nga trupi gjykues, i kryesuar nga Xhelal Elezi, në bazë të raportit të ekspertëve, në të cilin gjendja e të pandehurit Meçe, ish-drejtues i SHIK-ut në Tiranë, përcaktohej si mjaft e rëndë.
Kërkesat
Seanca e djeshme, e pesta në radhë për këtë çështje, vazhdoi me kërkesat e avokatëve të dy të pandehurve të tjerë, Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi, ish-drejtues të SHIK-ut dhe të pandehur në këtë proces. Hasaf Hadëri, avokati që mbron të pandehurin Avni Koldashi, kërkoi para gjykatës që të ndahet gjykimi për klientin e tij. Sipas avokatit, Koldashi nuk mund të gjykohet për torturë ndaj Remzi Hoxhës, pasi ai ka zbatuar vetëm urdhrat dhe ka kryer vetëm shoqërimin e tij. Por kjo kërkesë u rrëzua nga ana e gjykatës. Ndërsa Arben Sefgjini mungonte në seancën e sotme dhe përfaqësohej nga avokati i tij mbrojtës, i cili rikërkoi gjykimin e klientit të tij në një gjykatë më të ulët, siç është ajo e Shkallës së Parë për akuzën e “torturës me pasoja të rënda” dhe pushimin e gjykimit për veprën penale “rrëmbim personi”, pasi ajo është vepër e amnistuar. Por edhe këto kërkesa u hodhën poshtë nga trupi gjykues.
Ngjarja
Gjatë seancës se djeshme prokurori lexoi kërkesën për gjykim ndaj të pandehurve të çështjes “Hoxha”. Në kërkesë thuhej se “Remzi Hoxha, Ziso Kristopulli dhe Abdyl Loshaj, pasi ishin rrëmbyer nga ish-punonjësit e SHIK-ut, janë torturuar dhe janë detyruar të nënshkruajnë një deklaratë, në të cilën kishin pranuar se ishin agjentë dhe se kishin bashkëpunuar me njëri -tjetrin për të sjellë armë në Shqipëri”. Seanca e radhës do të zhvillohet më 11 korrik, ku pritet të paraqiten edhe dëshmitarët e parë. Shqiptaro-maqedonasi Remzi Hoxha u rrëmbye dhe më pas u zhduk më 21 tetor të vitit 1995. Për zhdukjen e tij prokuroria akuzon katër ish -punonjësit e SHIK-ut, Arben Sefgjini, Budjon Meçe, Avni Koldashi dhe Ilir Kumbaro, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Të pandehurit e kësaj dosjeje akuzohen për rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës, si dhe për rrëmbimin dhe torturimin e Ziso Kristopullit dhe Abdyl Loshajt. Sipas kërkesës për gjykim, katër të pandehurit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në muajt shtator-tetor 1995 kanë rrëmbyer shtetasit Remzi Hoxha, Avdyl Loshaj dhe Ziso Kristopulli dhe në mënyrë të dhunshme i kanë çuar në një ndërtesë në administrim të SHIK-ut, në vendin e quajtur Vain të rrethit Lezhë. Aty "pengjet" janë torturuar për disa ditë. Për shkak të torturave ka gjetur vdekjen biznesmeni kosovar, Remzi Hoxha, trupi i të cilit ende nuk është gjetur. Sipas akuzës, Remzi Hoxha është rrëmbyer mesditën e datës 21 tetor të vitit 1995, në afërsi të firmës së tij të quajtur “Albatros”, e cila prodhonte konstruksione.
28 Qershor 2008