Reforma, lëvizin "pleqtë" e gjykatave
Riorganizimi i sistemit të gjyqësorit do të fillojë nga "pleqtë" e secilës gjykatë në Shqipëri. Burime pranë KLD-së thanë për gazetën "Shqip" se "reforma" ka filluar dhe po studiohet me hollësi organika e çdo gjykate, ku më të predispozuarit për të lëvizur janë individët që kanë mbi shtatë vjet në atë institucion drejtësie. Një gjë e tillë, sipas Këshillit, realizohet për të ndërprerë lidhjet e ndryshme që mund të kenë me gjyqtarët e tjerë, prokurorët, avokatët, të cilët mund të influencojnë në një vendim gjyqësor. Riorganizimi pritet që të ndryshojë të gjithë vendimmarrjet në rang republike dhe pritet që pas muajit tetor të ketë një shpejtësi në dhënien e vendimeve. Sipas burimeve nga KLD-ja, lëvizjet e para në gjykata do të fillojnë këto ditë dhe pritet që të lëvizin mbi 100 gjyqtarë, çka do të thotë një e treta e të gjithë gjyqtarëve në Shqipëri. Një risi në këtë reformë do të jenë transferimet pa pëlqimin e gjyqtarit, ndërsa pritet që të ketë reagime të forta. Gjithsesi, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Ministria e Drejtësisë kanë përcaktuar se vendimmarrja në sistemin gjyqësor do të jetë shumë e shpejtë, ndërsa niveli i gjykimit do të përmirësohet ndjeshëm.
Lëvizin "pleqtë"
Prioritet i ndryshimit të organikave në gjykata do të jetë lëvizja e gjyqtarëve që kanë mbi shtatë vjet në një vend pune. Studimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë parashikon që gjyqtarët, nëse lëvizin nga njëra gjykatë në tjetrën, do të jenë më të predispozuar për të dhënë drejtësi, çka do të thotë një e mirë në dobi të qytetarëve. Kohët e fundit, sistemi gjyqësor është vënë në shënjestër për cilësinë dhe shpejtësinë e gjykimit, çka ka sjellë edhe akuza politike për disa nga gjykatat në Shqipëri. Megjithatë, prioritet i KLD-së, krahas çështjeve konkrete, do të ketë përmirësimi i cilësisë në gjykim dhe lëvizje të zgjuara të gjyqtarëve. "Studimi ka përcaktuar se vendimmarrjet në disa gjykata realizohen në bazë të njohjeve të vjetra të një gjyqtari. Në disa raste, gjyqtarët e vjetër që kanë kohë në të njëjtin pozicion u bëjnë "ndere" kolegëve të tyre gjykatës për x çështje, ndërsa në disa raste të tjera avokatët që kanë miqësi me gjyqtarin në fjalë ndërhyjnë në një çështje tjetër. Në këtë rast cilësia e gjykimit lë shumë për të dëshiruar. Ne do të përpiqemi që të tilla raste, të cilat për fat të keq ndodhin në disa gjykata shqiptare, t‘i eliminojmë, duke realizuar një riorganizim të sistemit", thanë burimet nga KLD-ja, të cilët, së bashku me Ministrinë e Drejtësisë kanë hartuar edhe listat e gjyqtarëve për çdo gjykatë.
Gjykatat që preken
Reforma në sistemin gjyqësor do të prekë gjykatat kryesore në Shqipëri, ku është parashikuar që një pjesë e mirë e gjyqtarëve të lëvizin. Më e prekura nga reforma e miratuar edhe nga Presidenti i Republikës do të jetë Gjykata e Tiranës, ku parashikohet të ndryshohet një e treta e gjyqtarëve. Në këtë gjykatë, Presidenti Topi ka caktuar se për vitin 2009-2010 të shtohen 11 gjyqtarë, të cilët do të merren nga gjykatat e rretheve. Ndërsa një pjesë e mirë e anëtarëve të kësaj gjykate pretendojnë për të shkuar në Gjykatën e Apelit, çka do të hapte vende të reja të lira, të cilat do të plotësohen nga gjykatat e rretheve. Parashikohet një rokadë e të gjithë sistemit gjyqësor në rang republike. Krahas gjykatave në Tiranë, KLD-ja parashikon lëvizje të shumta në Gjykatën e Rrethit dhe Apelit Durrës. Por nuk mbeten pas gjykatat e Shkodrës, Vlorës dhe Gjirokastrës, në të cilat do të ketë lëvizje të shumta.