E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma në Ushtri, kush ikën dhe kush qëndron



Laureta Rryçi

Përfshirja në NATO apo dhe në shumë organizma të tjerë do të ketë koston e saj për Ushtrinë shqiptare. E kjo kosto nuk ka se si të bie diku tjetër përveçse në radhët e ushtarakëve, duke i reduktuar ata sipas kërkesave dhe standardeve ndërkombëtare. Gazeta “Albania” ka mundur të sigurojë të plotë Strategjinë e Ministrisë së Mbrojtjes për 2007-2013. Në strategjinë tashmë të miratuar nga Këshilli i Ministrave janë përpiluar me detaje të gjithat hapat që do të ndërmarrë kjo ministri për të arritur standardet e kërkuara. Sipas strategjisë, reduktime do të ketë në radhët e oficerëve dhe të civilëve. Më me fat do të jenë ushtarët profesionistë dhe nënoficerët. Për këto dy kategori parashikohet rritje e numrit të tyre. Me vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave për ushtri tërësisht profesioniste në vitin 2010, pritet të nisë dhe reforma më e madhe që do të prekë Ushtrinë shqiptare.
Strategjia
Duke nisur nga ky vit dhe në disa të tjerë, Ushtria shqiptare do të përfshihet nga reforma, që do të prekin të gjitha strukturat e përfshira në të. Tashmë për drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes objektivat janë të qartë dhe personat përkatës do të merren posaçërisht me implementimin e tyre. Sipas strategjisë parashikohet që në vitet në vazhdim të ngrihet një strukturë e re, ajo e qendrës së personelit, e cila do të ekzekutojë programet e personelit, shërbimet dhe sistemet që mbështesin gatishmërinë dhe mirëqenien e FA-së. Brenda vitit 2010, FA duhet të jetë 100 për qind profesioniste. Gjatë periudhës kalimtare prioritet do të jetë plotësimi me ushtarë profesionistë i reparteve prioritare si Brigada e Reagimit të Shpejtë dhe Regjimenti Komando. Arsimimi, trajnimi, mbështetja sociale, ecuria në karrierë dhe përkujdesja pas përfundimit të kohës së shërbimit aktiv të jenë gjithnjë në qendër të vëmendjes së strukturave të menaxhimit të personelit. Do të përmirësohet sistemi i të dhënave për mënyrën e emërimit në detyrës, armimin dhe kualifikimet e personelit civil dhe ushtarak të FA-së. Ndërkaq mësohet se specialistë të mbrojtjes tashmë kanë marrë një tjetër detyrë, atë të përpilimit të strategjisë së rekrutimit të ushtarëve profesionistë. Paraprakisht është menduar se një nismë me rëndësi është propaganda që do të bëhet për këtë çështje. Për specialistët është shumë e rëndësishme që të japin informacionin e duhur për rinjtë shqiptarë, për t’i informuar ata për ushtrinë profesioniste. ǒtë mira financiare do të sjellë për këdo që do të marrë vendimin të jetë ushtar profesionist. Stërvitja do të bëhet në tri faza, ku do të zgjidhen profesionistët. Ata fillimisht do të shpërndahen në qendrat e stërvitjes. Stërvitja është menduar në tri faza, për t’i dhënë kohë përgatitjes dhe çlodhjes së trupës komanduese.
Ushtarakët që prek reforma
Sipas Strategjisë është parashikuar një reduktim i oficerëve në masën 2 për qind. Po kështu është parashikuar një reduktim më i madh i civilëve, me 2.3 për qind. Ndërsa më me fat do të jenë nënoficerët dhe ushtarët profesionistë. Për nënoficerët është parashikuar që numri i tyre të rritet me 9.3 për qind, ndërsa për ushtarët profesionistë me 50 për qind.

Tabela në shifra

Numri i përgjithshëm i Forcave të Armatosura në vitin 2013 do të reduktohet në 3 për qind

Numri i Oficerëve do të reduktohet në masën 2 për qind

Numri i civilëve do të reduktohet në masën 2.3 për qind

Numri i nënoficerëve do të rritet në masën 9.3 për qind

Numri i ushtarëve profesionistë do të rritet në masën 50 për qind

Tabela 2

Oficerë, nga 3200 do të largohen 64

Nënoficerë, nga 3500 do të shtohen edhe 325 të tjerë

Civilë, nga 4800 do të largohen 110

Ushtarë profesionistë, nga 3000 do të shtohen në 4500

Numri i përgjithshëm i FA-së, nga 13 500 do të largohen 465

Burimet njerëzore
Do të ngrihet një strukturë e re, ajo e qendrës së personelit, e cila do të ekzekutojë programet e personelit, shërbimet dhe sistemet që mbështesin gatishmërinë dhe mirëqenien e FA-së

Brenda vitit 2010, FA duhet të jetë 100 për qind profesioniste. Gjatë periudhës kalimtare prioritet do të jetë plotësimi me ushtarë profesionistë i reparteve prioritare si Brigada e Reagimit të Shpejtë dhe Regjimenti Komando

Arsimimi, trajnimi, mbështetja sociale, ecuria në karrierë dhe përkujdesja pas përfundimit të kohës së shërbimit aktiv të jenë gjithnjë në qendër të vëmendjes të strukturave të menaxhimit të personelit

Do të përmirësohet sistemi i të dhënave për mënyrën e emërimit në detyrës, armimin dhe kualifikimet e personelit civil dhe ushtarak
të FA-së

19 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›