E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëfehet babai: “Britni është manipuluese”



Sipas babait të saj, këngëtarja Britni Spirs është manipuluese dhe dinake. Babai i këngëtares, Jamie, i cili zyrtarisht është mbrojtës i çështjeve financiare dhe pronave të Britnit, thotë se 26-vjeçarja ka aftësi të ndikojë tek ai, pasi që ajo e shfrytëzon afërsinë e tyre. “Ajo nganjëherë më kërkon 50 herë në ditë dhe më pyet për gjëra që më bëjnë të lumtur. Mirëpo, sikur të gjitha vajzat, ajo është manipuluese dhe dinake. Kështu që ajo shpesh ia arrin qëllimit për të marr atë që dëshiron”, - ka shpjeguar Jamie.

Troja paralajmëron albumin e ri

Grupi i njohur “Troja” ka paralajmëruar albumin e ri në ueb-faqen e tyre troja-ks.com dhe në myspace.com/trojaban.com.
Ende nuk dihet se kur do të hidhet albumi i tyre në treg, mirëpo deri më tani flitet se në album do të përfshihen 16 këngë përderisa këngët më të njohura do të jenë: “Nuk po mujna ma”, “Jena na” dhe “Nina Nana”. “Troja” është formuar si grup në vitin 1990. Anëtarët e grupit janë: Tomor Arifi (vokal), Florent Bajrami (kitarë), Ismail Beqaj (bas kitarë), Visar Blaku (bateri).

“Oasis” paralajmërojnë turne

Rokerët e grupit “Oasis” kanë paralajmëruar turneun e tyre britanik. “Oasis” do të shfaqen në një numër koncertesh duke filluar në qytetin e Liverpulit, si mbështetje për albumin e tyre të ri, “Dig Out Your Soul”, ndërsa turneu do të fillojë një ditë pas nxjerrjes në shitje të albumit në datën shtatë tetor. Më herët mendohej se rokerët do ta fillonin turneun në qytetin e tyre, Mançester, mirëpo një burim ka thënë: “Ata janë krenar për rrënjët e tyre, por parapëlqejnë që turneun ta fillojnë në Liverpul”.

Penelope i pwlqen tw kwndojw rep

Penelope Cruz i pëlqen t’i këndojë këngët e Puf Diddyt kur këndon karaoke me shoqet e saja. Regjisorja e filmit, “Elegy”, Isabel Coixet, ka thënë se aktorja është paksa e talentuar për të kënduar rep dhe hip-hop. “Penelope e pëlqen shumë karaoken. Ajo i këndon shumë mirë këngët e Lenny Kravitz dhe këngët rep dhe hip-hop, sidomos këngët e P. Diddy”, - ka thënë Isabel.

FloeTri nuk e ka lënë rep-muzikën

Këngëtari FloeTri nuk e ka lënë muzikën, mirëpo është ndarë nga ajo përkohësisht! “Thashethemet që e kam lënë rep-karrierën janë të pasakta, pra jam ndarë përkohësisht për shkak se kam dashur që të pushoj. Përndryshe unë jam ende shok me BarooTin dhe anëtarët e tjerë të TBA”, - ka thënë FloeTri. Sipas tij, muzika rep për të është gjithçka dhe se ai nuk mund të ndahet aq lehtë nga kjo muzikë dhe se do të rikthehet, normalisht me hite të reja.

Woody Allen e urren Los Angeles

Aktori, regjisori dhe filmbërësi i famshëm, Ëoody Allen, nuk mund ta durojë jetën në Los Angeles. Regjisori i filmit të ri, “Vicky Cristina Barcelona”, i cili kurrë nuk e ka fshehur dashurinë e tij për Neë Yorkun, thotë se ndjehet si peshku pa ujë në qytetit kalifornian. “Jam sikur peshku pa ujë në një qytet sikurse Los Angelesi. Duhet vazhdimisht të vozitesh me automjet, nuk mund të ecësh në këmbë, ndërsa dielli të godet në kokë”, - ka thënë Allen.

18 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›