Rritja reale e pagave të ushtarakëve sipas gradave që kanë
Laureta Rryçi
Brenda pak ditëve ushtarakët do t’u gëzohen pagave të reja në varësi të gradës që kanë dhe vjetërsisë së shërbimit. Vendimi më i fundit i Këshillit të Ministrave për ndryshimin e pagave për Forcat e Armatosura aktive tashmë është botuar në Fletoren Zyrtare dhe pritet që së shpejti të nisin efektet financiare. Gazeta “Albania” sjell në numrin e sotëm diferencën reale mes pagave aktuale të ushtarakëve dhe rritjes së fundit, që është menduar për ta. Kryesisht vihet re një rritje e pagave jo më shumë se 10 mijë lekë (të rinj) për disa funksione të larta në Ushtri dhe shuma shumë herë më të vogla për të gjithë ata që mbajnë grada më të ulëta. Këtë vit, Këshilli i Ministrave e ka miratuar më vonë se vitet e tjera rritjen e pagave për ushtarakët. Shkak janë bërë dhe mosrënia dakord për rritjen e këtyre pagave mes specialistëve të Ministrisë së Mbrojtjes me ata të Ministrisë së Financave. Efektet financiare për këto ndryshime nisin që më 1 korrik, kështu që diferencën e mbetur ushtarakët do ta marrin gjatë muajit shtator.
Pagat e reja
Vendimi i qeverisë ka përcaktuar rritje për të gjitha kategoritë e ushtarakëve aktivë, duke nisur nga gjeneralët e deri te studentët ushtarakë. Specialistët kanë menduar që rritja të variojnë në varësi të gradës dhe vjetërsisë së shërbimit. Për ushtarakët me gradë më të lartë është menduar që paga të pësojë një rritje prej një mijë lekësh. Ndërsa për ushtarakët që përfshihen në funksionet e larta të Ushtrisë, por mbajnë grada më të ulëta, është përcaktuar si rritje rreth 9 mijë lekë. Ushtarakët që mbajnë gradën “Kolonel” dhe i përkasin kategorisë së Kapitenit të rangut të Parë, nëse kishin vjetërsi shërbimi 18 vite, aktualisht paguhen me 75 650, me ndryshimet u është lënë 86 500 lekë. Fare pak është menduar rritja e pagesës për ushtarët rekrutë apo për të gjithë studentët ushtarakë.
Vonesa
Ushtarakët kanë mundur të mësojmë vetëm tani se sa do t’u ndryshojë paga në krahasim me një vit më parë. Shkak janë bërë hartimi me vonesë i draftit për pagesat dhe përplasjet me Ministrinë e Financave mbi efektet që mund të kishin ato në Buxhetin e Shtetit për këtë vit. Burime pranë Ministrisë së Mbrojtjes shpjeguan se fillimisht ishte menduar një rritje më e madhe e pagave për të gjitha kategoritë e ushtarakëve aktivë. Mirëpo ndërsa drafti me pagat e reja ka mbërritur për t’u parë nga specialistët e Ministrisë së Financave, ai është hedhur poshtë i gjithi duke kërkuar rihartimin e tij. Pas kësaj specialistëve ekonomikë të Ministrisë së Mbrojtjes u janë dashur të përcaktojnë shifra të tjera për ushtarakët. Drafti i dytë u pranua nga Ministria e Financave dhe më pas kaloi te Këshilli i Ministrave, ku dhe iu dha miratimi përfundimtar.
Pagat aktuale për ushtarakët sipas gradave dhe viteve të shërbimit
Gjeneral-lejtënant (admiral) - ishte mbi 26 vite 141 400
Gjeneral major (nënadmiral) - ishte mbi 24 vite 132 500 ndërsa për 26 vite 135 100
Gjeneral brigade (kundëradmiral) - ishte mbi 22 vite 102 700, mbi 24 vite 104 700 dhe mbi 26 vite 104 700
Kolonel (kapiten i rangut I) - ishte 18 vite 75 650,
mbi 20 vite 77 150, mbi 22 vite 78 800, mbi 24 vite 80 400 dhe mbi 26 vite 82 000
Nënkolonel (kapiten i rangut II) - ishte mbi 14 vite 56 200, mbi 16 vite 57 300, mbi 18 vite 58 400, mbi 20 vite 59 600, mbi 22 vite 60 800, mbi 24 vite 62 000 dhe mbi 26 vite 63 200
Major (Kapiten i rangut III) - ishte mbi 10 vite 41 700, mbi 12 vite 42 500, mbi 14 vite 43 350, mbi 16 vite 44 200, mbi 18 vite 45 100, mbi 20 vite 46 000, mbi 22 vite 46 860
Kapiten (kapiten lejtënant) - ishte mbi 4 vite 35 000, mbi 6 vite 35 600, mbi 8 vite 36 200, mbi 10 vite 36 800, mbi 12 vite 37 400, mbi 14 vite 37 700, mbi 16 vite 38 000, mbi 18 vite 38 300
Toger (lejtënant) - ishte mbi 3 vite 33 500, mbi 4 vite 34 100, mbi 6 vite 34 400, mbi 8 vite 34 700, mbi 10 vite 35 000
Nëntoger (nënlejtënant) - ishte nën 2 vite 30 500, mbi 2 vite 31 000, mbi 3 vite 31 500, mbi 4 vite 32 000, mbi 6 vite 35 000, mbi 8 vite 32 500
Nënoficerë
Krye Kapter - ishte mbi 18 vite 39 000, mbi 20 vite 39 500, mbi 22 vite 40 500, mbi 24 vite 41 000, mbi 26 vite 42 000
Kapter - ishte mbi 12 vite 32 000, mbi 14 vite 33 000, mbi 16 vite 34 100, mbi 18 vite 35 200, mbi 20 vite 36 500, mbi 22 vite 37 500
Rreshter - ishte mbi 8 vite 29 000, mbi 10 vite 30 100, mbi 12 vite 31 000, mbi 14 vite 32 000, mbi 16 vite 33 000 mbi 18 vite 33 600
Tetar - Ishte mbi 4 vite 26 000, mbi 6 vite 27 500, mbi 10 vite 28 000, mbi 12 vite 28 500, mbi 14 vite 29 000, mbi 16 vite 29 500, mbi 18 vite 30 000
Nëntetar - Ishte nën 2 vite 22 600, mbi 2 vite 23 000, mbi 3 vite 23 500, mbi 4 vite 24 500, mbi 6 vite 26 500 mbi 8 vite 26 500
Ushtarët profesionistë
Ushtar/detar profesionist II - ishte nën 2 vite 22 500, mbi 2 vite 22 900, mbi 4 vite 24 400, mbi 6 vite 26 500
Ushtar/detar profesionist I - ishte nën 2 vite 21 000, mbi 2 vite 22 000
Ushtarë të shërbimit të detyrueshëm e studentë ushtarakë
Ushtar rekrut IIDetar II - ishte nën 2 vite 1500
Ushtar rekrut IDetar I - ishte nën 2 vite 1000
Studentë ushtarakë - ishte nën 2 vite 1000
19 Gusht 2008