Reforma në drejtësi - një detyrim që mazhorancës ia ka deleguar sovrani
Vota plebishitare e 2005-s nuk u dha për të rinisur një proces negociimi me ata që e çuan sistemin e drejtësisë, në stadin që të konsiderohet një turp kombëtar, por që kartonët e deleguar në parlament të përdoren shpejt e fort për reformimin e menjëhershëm të krejt sistemit
Qe drejtesia duhet te jete pushtet i pavarur eshte sanksionuar ne mjaft akte kombetare dhe nderkombetare, eshte pranuar nga shumica e shqiptareve dhe megjithe veshtiresite qe po has ne zbatim, po perpiqet (me siklet te madh) te zbatohet. Mire sistemi i drejtesise qe qenka i pavarur ose tenton te jete i tille, po populli,i cili i ka ngritur keto mekanizma dhe per te cilin jane ngritur a ka ndonje te drejte? A ka te drejte ky gjigand i mendimit dhe veprimit, t’i thote ndal e t’i tregoje vendin kujtdo qe perpiqet ta nëpërkëmb atë? A eshte populli sovrani i vertete i nje vendi apo sistemi i drejtesise eshtee jashtëtokësor dhe populli i thjeshte nje zbatues i vendimeve te drejtesise? A mund te nderhyje ai kur shikon se ne kufirin midis pavaresise dhe te drejtave po shkelet hapur nga i pari dhe si duhet te nderhyje ai? A mund te kete momentalisht njeri ne Shqiperi te na binde me argumente se sistemi i drejtesise jep vërtet drejtësi dhe eshte i pandikuar nga interesa, raporte e nderhyrje qe prishin ne thelb vendimet qe ai ka marre dhe merr? Megjithese nuk e deshiroj diçka te tille, un besoj se Jo.
Te gjithe jemi koshientë se sistemi i drejtesise ne vendin tone ka nevoje urgjente per nje reforme te plote, per nje ndryshim radikal, per nje operacion qe t’i ndryshoje atij thelbin, fytyren dhe imazhin, ne menyre qe t’i sherbeje me ndershmeri shqiptareve, por edhe t’u krijoje atyre besueshmeri.
Shumica prej nesh jemi ndeshur gjate ketyre viteve me punen e ketyre organeve, me zgjidhjet qe ato kanë dhene, qe ne shumicen e rasteve jo vetem nuk kanë qene te drejta, por edhe ne kundershtim te hapur me legjislacionin shqiptar, madje edhe me te drejten zakonore te kodifikuar ne kanune e zgjidhje te bera prej mijera vjetesh ne teritoret iliro-shqiptare, vlera e te cileve eshte e njohur.
Nuk besoj se ndokush ne Shqiperi do te jete i kenaqur nga sistemi yne i drejtesise, qe nga krimineli, hajduti, kontrabandisti apo zyrtari i korruptuar, qe jane dhe kontigjenti qe perplaset pothuajse perdite me ligjin, pa folur per ne te tjeret qe ligjin e konsiderojme diçka te shenjte. Kjo bote eshte e bukur se eshte diverse dhe kjo ndryshueshmeri i jep njeriut, individualitetin e tij, personalitetin e veçante qe e dallon nga te tjeret, jo vetem nga pamja fizike, por edhe nga gjithçka tjeter, ndryshe njeriu do te ishte nje lloj roboti organik, ku te gjithe do ishin njesoj, do te mendonin njesoj dhe do te kishin te njëjtat ambicie e kërkesa. Por në gjithe kete larmi tipash, karakteresh e individualitetesh per shume gjera njerezit kanë mendime qe pothuajse perputhen me njeri tjetrin,ne shume vlersime gjykimet e pergjithme konvergojne ne nje pike te perbashket e cila eshte dhe fokusi i mendimit kolektiv, te gati te gjithe shoqerise. Asnjeri nga ne nuk mund t’i thote nje tjetri se nje trendafil eshte i shemtuar, se mund te udhetohet ne hapesiren kozmike me kembe, apo se koha mund te kthehet dhe pas.
Meqenese kohet e fundit ne shtyp e ne media po flitet shume per reformen ne drejtesi, ku bie ne sy ne mjaft raste nje trajtim politik i problemeve qe ka krijuar ajo gjate periudhes se tranzicionit, do te perpiqem te trajtoj disa probleme qe mbase do te vene ndonje pikete per te cilat ka nevoje nje trajtim serioz, i paanshëm dhe korrekt i nje reforme ne sistemin e drejtesise. Së pari - që nga qytetari me i thjeshte e deri ne kreun e shtetit duhet te kene te qarte se asgje nuk eshte me rendesishme ne zhvillimin e nje vendi se vendosja e drejtesise, qe qytetari ta konsideroje drejtesine si nje altar ku zgjidhet e drejta, ta konsideroje ate te shenjte, te pandikueshme e te pamanipulueshme dhe shtetari e politikani ta ndjeje se çdo ndikim ne sistemin e se drejtes eshte krim i rende qe i behet nje populli, pasi i humbet atij shpresen per te ardhmen, i vret atij besimin per nje jete me te mire. Nuk ka krim me te rende se vrasja e besimit te nje populli.
Askush nuk mund te dyshoje se themelet e nje shteti serioz, modern dhe demokratik fillojne nga drejtesia, nga barazia para ligjit e te gjithe qytetareve te vendit, pavaresisht funksioneve shteterore apo partiake qe mund te mbajne, pavaresisht pasurise qe mund te kene dhe lidhjeve te tjera qe mund te kene krijuar. Ketu fillon gjithçka, ketu fillon te ndertohet ne koken e qytetarit e drejta e tij, ky eshte thelbi i te gjitha zhvillimeve te pritshme, per mire apo per keq. Jo me kot ai eshte pushtet i veçante, pushteti qe do te gjykoje edhe pushtetet e tjera qe ka nje vend, i cili pretendon se eshte i denje per t’u integruar ne popujt e qytetëruar.
Shqiptarët, si nje nga popujt me te lashte te kontinentit te vjeter e kanë rregulluar qe nga agimet e njeriut modern, jeten e tyre nepermjet nje kodifikimi gati perfekt te te gjithe veprimtarise se tyre, duke dhënë nje shembull magjik te vetërregullimit te shoqerise se kohes,pa patur asnje problem dhe pa krijuar per asnje moment perplasje e konflikte te permasave te medha,siç ka ndodhur ne mjaft popuj te tjere. Mbijetesa e tyre legjendare ne nje bote tmerresisht te ashper dhe lakmitare per territore, eshte nje shembull drejtesie e zgjidhjeje perfekte qe u ka bere ai gjate historise, te drejtave te tij ne total dhe te drejtave te individit ne veçanti.
Po a eshte ky pushtet jashtëtokesor, i pakontrollueshem dhe i papergjegjshem para nje tabloje te njohur nga te gjithe dhe askush nuk mund te hyje ne kete mekanizem, per te pare brenda aksesoreve te tij se çfare funksionon mire dhe çfare jo? Sigurisht ai nuk ka si te jete i tille. Po cili duhet te jete atehere mekanizmi qe duhet te jete indikatori qe provon punen e drejtesise, qe verteton punen e saj korrekte ne raport me ligjin dhe te drejten reale? Ne shoqerine njerëzore asnje individ apo mekanizem nuk mund te jete i pakontrollueshem. Menyra e kontrollit duhet pare,nisur dhe nga pervoja boterore, por jashte tij as qe mund te imagjinohet nje shoqeri njerëzore.
Besoj se ne keto rrethana, te gjithe biem dakord se pa prekur pavaresine reale te sistemit te drejtesise, ne duhet te krijojme mekanizmat ligjore per ta kontrolluar dhe kete sistem, sigurisht jo me motive politike, por me kritere shkencore, qe bota e qytetëruar i ka vendosur prej kohesh, ne menyre qe askush ne kete vend te mos e personalizoje te drejten, asnjeri te mos e perdorë ate per interesat e tij dhe kurrkush te mos guxoje qe te jape hapur padrejtesi ne emer te ligjit. Nuk mendoj se ndonje intelektual apo qytetar nuk do te ishte dakord qe te vendosen korniza dhe ne kete pushtet, jo per ta diktuar ate por per ta bere ate njerëzor, te dobishem per shoqerine dhe te kapshem e te drejte per qytetarin.
Se dyti-Shpesh here ne juristeve na duket vetja se ne jemi e drejta, ne jemi ligji, vetem ne e njohim ate mire dhe te tjeret vetem duhet ta zbatojne, pa e vlerësuar ate. Nje konceptim i tille na ben qe ta identifikojme veten me ligjin, ne nje kohe qe ne jemi thjeshte “punetorë” te ligjit, jemi inxhiniere te ligjit dhe jo vete ai. Nuk besoj se ka njeri me zotesi te plote per te vepruar, pavaresisht e ka njohur apo jo legjislacionin, qe te mos e dije ne pergjithesi ç’eshte dhe ç’nuk eshte e drejte e tij. Ne te drejten zakonore shqiptare ka zgjidhje juridike qe do ta kishin zili dhe legjislatoret me te mire ne bote, qe mund te hynte ne modulet e zgjidhjeve qe kanë dhene legjislacionet me te mira te vendeve te tjera. Ne mijera vite te ekzistences se tij, populli yne ka gjetur zgjidhje perfekte per pothuajse te gjitha çeshtjet madhore qe krijohen ne shoqeri, perjashtuar ato qe koha dhe shkenca sjell çdo dite nepermjet zbulimeve te reja,te cilat per shoqerine tone nuk jane akoma problem themelor. Kujt i preken interesat, gjithmone gjykon dhe arsyeton per te drejtat e tij, ndaj kushdo qe merret me te drejten duhet te kuptoje se ka perpara nje gjykates tjeter, qe eshte populli, gjykimi i te cilit eshte me i ploti, me i sakti dhe me i pakorruptuari. Se treti-Ajo qe ka ndodhur gjate ketyre viteve eshte vertet e papare, e dhimbshme dhe e patolerueshme per çdo shoqeri moderne. Vendime hapur te padrejta (kur edhe qorri e shikonte padrejtesine) te dhena nga gjykatat tona, vjedhje hapur pronash e tjetersime te tyre kur te gjithe e shikonin padrejtesine, manipulime provash e veprime qe bien ndesh me çdo kod e procedure ligjore, nderhyrje e brutalitet nga organet e policise e drejtesise ne syte e te gjitheve, te pandeshkuara e të paevidentuara e plot veprime te tjera te cilat jo vetem qe nuk jane ndeshkuar por dhe nuk jane evidentuar, per tu vlersuar ne nje faze te mevonshme. Vetem ato qe jane deklaruar publikisht nga lideret kryesor te partive politike qe kane qene ne pushtet gjate ketyre 17 viteve, pa folur per mijera e mijera te tjera, do te ishin te mjaftueshme per te bere dhjetra denime me burgime te perjetshme per gjyqtaret e prokuroret qe kane shkelur ligjin, kane mbrojtur kriminelet e hajdutet, kane dhene hapur padrejtesi. Por sapo dikush ngrihet dhe kerkon qe te vendoset drejtesia ne kete vend, nje lukuni ujqërish, me njemije epitete, me njemije kombinacione, fyerje e kercenime i sulen me te gjitha zhargonin fyes e poshterues per ta shmangur nga kjo lufte. Politikane, zyrtare, deputete, pronare e pseudopronare, me nje gjuhe rruge i sulen atij qe do te vëje rregull ne sistemin e drejtesise dhe ne te gjithe heshtim. Heshtim ne fatkeqesine tone te ardhshme, sepse te gjitheve do te na bjere nje dite qe ta kerkojme te drejten dhe te mos e gjejme dot ate. Ky eshte ne fakt nje komplot heshtje, i padeklaruar, nje bashkëfajesi kolektive per situaten qe krijuam ne sistemin e drejtesise. Shikojini me kujdes deklaratat qe behen ne Parlamentin shqiptar, fillimin e çeshtjeve penale per to dhe veprimet e bera per keto denoncime publike, per te kuptuar çfare loje luhet ne kurriz te qytetarit, dinjitetit e pronave te tij dhe do te kuptosh komedine qe shfaqet çdo dite ne keto organe e ne politike, nese mund te quhet e tille ajo qe luhet nga disa aktore te demoduar politike.
Nje pjese e politikes se majte zhurmon me te madhe per mbrojtjen e pavaresise se sistemit te drejtesise, duke perfshire gjykatat dhe prokurorite, pa “saktesuar” se organi i vetem i drejtesise eshte Gjykata. Prokuroria eshte organ akuze, me te drejten qe ka dhe çdo qytetar tjeter per te akuzuar nje person,subjekt apo organ qe cenon te drejtat e tij apo te shoqerise, ndryshimet midis te drejtave qe ka qytetari per te bere nje akuze dhe prokurorise, ka te beje me disa procedura specifike qe nuk prekin thelbin e ceshtjes ne rastin e akuzes. Kjo mbrojtje politike nuk i duhet Prokurorise, ajo vetem sa e pengon punen e saj dhe te te gjithe sistemit, i cili ne gjendjen aktuale nuk ka as besimin minimal se mund te jape agumenta reale per organet e gjykimit,per te dhene drejtesi.
Se fundi-Qe sistemi i drejtesise duhet te shkoje ne parametrat qe te jape vertete drejtesi, eshte pranuar nga te gjithe, eshte ne interes te te gjitheve (perjashto shkelesit e ligjit) dhe u sherben te gjitheve. Problemi i vetem mbetet mekanizmi qe duhet zbatuar per kete kontroll dhe ne veçanti zgjedhja e aktoreve qe do te marrin persiper te vendosin ligjin, ne çdo segment te ketij pushteti, pa e cenuar pavaresine e tij. Kjo eshte çeshtja. Modele te ketij kontrolli ka sa te duash, kritere ka sa te duash, mundesi ka gjithashtu me shumice, por duhet deshira qe te behen vertete gjera te mira per vendin e shoqerine e cila tek disa te ashtuquajtur politikane mungon me shumice. Ata sapo zene karriget e deputeteve e zyrtareve nuk mendojne te zgjidhin problemet qe ka shoqeria,por te konsolidojne postet e tyre, pasurite e tyre dhe te vjelin prej tije sa me shume te ardhura dhe privilegje,madje duke akuzuar te tjeret per shkelje te tilla. Ne rrethanat komplekse qe jane krijuar lidhur me sistemin e drejtesise,me implikimet e nje pjese zyrtaresh e deputetesh qe erdhen pas vitit 97 ne pushtet,verdikti i vetem qe do te vendose eshte populli i cili ka votuar nje mazhorance e cila duhet te marre persiper ndryshimet e duhura dhe ne drejtesi. Ata jane votuar per te bere ato ndryshime qe pret populli, ata jane votuar per te ndryshuar Shqiperine dhe jo per tiu lutur mekatareve, jane apo jo dakort qe te vendoset ne vend drejtesia.Mazhoranca ka voten e sovranit per ta perdorur ne te gjitha rastet kur vendi ka nevoje per te bere ndryshime te rendesishme,per te miren e tij.
Kryeministri Berisha,Partia Demokratike dhe te gjitha forcat progresiste duhet te mbeshtesin reformimin e thelle te sistemit te drejtesise,jo per interesa politike,por qe te shmanget kaosi juridik i krijuar dhe jo te merren me ligjerata pa vlere,siç ben nje pjese e opozites aktuale dhe ndonje aktor tjeter,per te ruajtur domenet e saje te pronave e privilegjeve.Po te ndodhe kjo e fundit do te ishte fatale per te gjithe.
...