Reforma në sektorin energjetik, një ndër prioritetet e qeverisë
Reforma në sektorin energjetik ka qenë një ndër prioritetet kryesore të qeverisë gjatë tre vjetëve të fundit dhe si rezultat i masave të marra dhe investimeve të kryera, ndryshimet në këtë sektor janë të mëdha, bëjnë të ditur burime nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE). Të njëjtat burime vënë në dukje se si rezultat i masave të marra, ndryshimet në këtë sektor kanë qenë tepër të dukshme. Kështu, në ndryshim me filozofinë e qeverive të para vitit 2005, kur metoda e përdorur ishte kufizimi i ndjeshëm i energjisë, tashmë ka më shumë se një vit ku nuk ka më mungesë në furnizimin e energjisë dhe kështu do të jetë edhe për vitin e ardhshëm. Disa nga reformat kryesore që janë ndërmarrë në këtë sektor janë ndryshimi rrënjësor i modelit të tregut të energjisë elektrike, duke pasur një kuadër bashkëkohor rregullator, kryerja e reformës së plotë tarifore, hartimi i projekteve të konkretizuara dhe në negocim për të rritur ndjeshëm ofertën e energjisë dhe diversifikimin e saj nëpërmjet koncesioneve në HEC dhe marrëveshjeve koncesionare të gazit dhe naftës, rritja e ndjeshme e kapaciteteve transmetuese të energjisë elektrike, shtimi i investitorëve privatë etj.
Dogana Durrës, 31.9 miliardë lekë të ardhura
Dega doganore e Durrësit ka arkëtuar gjatë 10 muajve të parë të këtij viti afro 31.9 miliardë lekë nga zhdoganimi i mallrave të ndryshme, duke shënuar një rritje prej 14.1 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2007. Drejtori i kësaj dege, Arben Ibroja, i tha dje Agjencisë Telegrafike Shqiptare se pavarësisht nga uljet në këmbimin e valutës së huaj dhe nga ulja me rreth 20 për qind e taksës doganore, gjatë vitit 2008 të ardhurat e degës së doganës së Durrësit janë rritur me rreth 84 milionë USD në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2007. Ai bëri të ditur se zhdoganimet në mallrat e akcizës e kanë rritur ndjeshëm vlerën e arkëtuar gjatë këtyre 10 muajve në degën doganore të Durrësit, e cila zhdoganon rreth 90 për qind të mallrave të import-eksportit me vendet e Bashkimit Evropian. Në këtë periudhë janë përpunuar dhe zhdoganuar 198.710 mijë ton karburante, 444.431 ton çimento dhe 762 ton kafe. Në të njëjtën periudhë, përmes procedurave të doganës janë eksportuar afro 831 mijë ton mallra, ose 196.216 ton më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2007.