Reforma politike, nga 2006-a e deri tani janë larguar 6000 punonjës
Specialistët bëjnë për herë të parë kalkulimet duke u bazuar në paditë për marrëdhënie pune
Laureta Rryçi
Paditë në gjykatë për marrëdhënie pune zbardhin për herë të parë në gjuhë shifrash reformën politike në administratë nga 2005-a e deri tani. Studimi më i fundit nga Ministria e Drejtësisë ka renditur largimet pa të drejtë nga puna sipas qyteteve, duke treguar kështu shifra jo vetëm për kryeqytetin, por edhe për pushtetin vendor të shpërndarë nëpër rrethe. Kurba e ka pikën më të lartë të largimeve në vitin 2006, periudhë kjo që përkon me pak muaj pas rotacionit politik dhe emërimeve në administratë të miqve të personave që morën pushtetin. Gazeta “Albania” ka siguruar të dhënat e plota të këtij studimi dhe po i boton ato në numrin e sotëm. Sipas të dhënave që janë kalkuluar nga specialistët, gjatë viteve në vazhdim numri i të larguarve ka ardhur në zbritje. Në total numri i padive nga viti 2006 e deri në fundit të vitit 2008 është 5674. Ndërsa në gjashtëmujorin e parë të këtij viti numri i këtyre padive ka shkuar më shumë se 400.
Paditë
Një numër i konsiderueshëm padish, të cilat janë paraqitur për t’u shqyrtuar nga gjykatat e shkallës së parë, janë edhe paditë, objekti i të cilave janë marrëdhëniet juridike ndërmjet
punëdhënësit dhe punëmarrësit. Shifrat zyrtare tregojnë se në vitin 2004 janë shqyrtuar gjithsej 672 padi për marrëdhëniet e punës. Në vitin 2005 kjo shifër ulet në 635, pra me 37 çështje më pak të shqyrtuara se në vitin 2004. Numri i padive në objektin e të cilave janë marrëdhëniet e punës ngrihet ndjeshëm në vitin 2006, duke arritur në 1680 padi të shqyrtuara nga gjykatat e shkallës së parë. Konkretisht, në vitin 2006 janë shqyrtuar 1008 padi për marrëdhënie pune më shumë se në vitin 2004 dhe 1045 padi të tilla më shumë se në vitin 2005. Në vitin 2007 numri i padive të shqyrtuara në objektin e të cilave janë marrëdhëniet e punës është në 1498, pra 182 padi më pak se një vit më parë. Në vitin 2008 numri i padive për marrëdhëniet e punës të shqyrtuara është 1220. Duke e krahasuar me vitin 2007 rezultojnë 278 më pak padi të shqyrtuara se në vitin 2007 dhe 460 padi më pak se për vitin 2006. Vihet re se nga dy vitet e fundit paditë për marrëdhëniet e punës të shqyrtuara nga gjykatat e shkallës së parë janë zvogëluar ndjeshëm.
Viti 2009
Reforma politike në administratë ka mbartur me vete një kosto financiare që e paguan padrejtësisht secili prej nesh. Heqjet me pa të drejtë nga puna kanë detyruar dhjetëra ish-zyrtarë t’i drejtohen Drejtësisë për të rifituar të drejtën që u jep statusi i nëpunësit civil. Gjyqe këto në të shumtën e rasteve që janë fituar prej tyre, madje dhe duke u dëmshpërblyer. Kështu, veprimet politike e kthejnë shtetin menjëherë në debitor dhe ai që i paguan është sërish qytetari. Sipas statistikave të Gjykatës së Tiranës, vetëm për gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë depozituar 407 padi me objekt rikthimin në detyrë. Ndërsa nga ditët e fundit të gushtit e gjatë gjithë shtatorit janë depozituar edhe 100 padi të tjera. Të gjendur përballë vendimeve politike që marrin zakonisht drejtuesit e ministrive sapo marrin pushtetin, ish-nëpunësit i drejtohen gjykatës duke e provuar heqjen e padrejtë nga puna. Kryesisht duke u bazuar dhe në vendimet që kanë dhënë deri tani gjyqtarët, pjesa më e madhe e padive janë pranuar duke u dhënë kështu të drejtë ankuesve.
Dhjetëra padi civile me objekt marrëdhëniet në punë depozitohen çdo ditë në Gjykatën e Tiranës. Fenomeni që ka vite që ndodh pëson ulje-ngritjet e veta. Gjatë ndërrimit të pushteteve kurba e padive pëson rekordin e saj duke kapur pikat më të larta. Reforma në administratë, për arsye politike deri tani ka gjetur si zgjidhje vetëm hapjen e një procesi civil duke kërkuar ligjërisht të drejtën që u takon. Shpeshherë këto procese zgjasin disa seanca, pasi juristët e ministrive nuk janë dhe aq korrekt në gjyqe. Megjithatë, gjyqtarët përballë fakteve që sjellin të dyja palët kanë gjykuar se ankuesit kanë pasur të drejtë dhe se largimet e tyre nga detyra kanë qenë në kundërshtim me statusin e nëpunësit civil.
Statistika për dosjet civile
Në vitin 2003 numri i çështjeve civile të përfunduara së shqyrtuari nga gjykatat e shkallës së parë është rreth 40 197. Në vitin 2004 ky numër çështjesh civile ngrihet në rreth 41 755. Kjo do të thotë se në vitin 2004 janë shqyrtuar 1558 çështje civile më shumë se sa në vitin 2004. Në vitin 2005 numri i çështjeve civile të shqyrtuara nga gjykatat e shkallës së parë arrin në 51 355, pra do të thotë një rritje prej rreth 9600 çështjesh civile të shqyrtuara më shumë se në vitin 2004 dhe 11 158 çështje civile më shumë se në vitin 2003. Në vitin 2006 numri i çështjeve civile të përfunduara të shqyrtuara nga gjykatat e shkallës së parë vazhdon të pësojë rritje edhe kështu në këtë vit numërohen 52 985 çështje civile të shqyrtuara nga këto gjykata, që do të thotë se në vitin 2006 janë shqyrtuar 1630 çështje civile më shumë se në vitin 2005, 11 230 çështje civile më shumë të shqyrtuara se në vitin 2004 dhe 12 788 çështje civile më shumë se në vitin 2003. Në vitin 2007 numri i çështjeve civile të shqyrtuara nga gjykatat e shkallës së parë arrin në 41 818 pra do të thotë ulje prej 11 167 çështjeve civile më pak se në vitin 2006, një ulje prej rreth 9545 çështjesh civile të shqyrtuara më pak se në vitin 2005, numër përafërsisht i njëjtë me vitin 2004 dhe 1621 çështje civile më shumë se në vitin 2003. Në vitin 2008 numri i çështjeve civile të shqyrtuara nga gjykatat e shkallës së parë arrin në 50 714 duke pësuar një rritje prej 8896 çështjesh krahasuar me vitin 2007, ulje prej 2271 çështjesh krahasuar me vitin 2006 dhe një ulje prej 649 çështjesh në krahasim me vitin 2005. Duke u nisur nga statistikat e mësipërme arrihet në konkluzionin se volumi i punës për çështjet civile të shqyrtuara nga gjykatat e shkallës së parë për vitin 2008, ndonëse më i ulët se ai i viteve 2005 dhe 2006, ka pësuar rritje në krahasim me vitin paraardhës.
Çështjet civile, objekti i të cilave janë marrëdhëniet e punës,
të shqyrtuara sipas gjykatave të rretheve gjyqësore
Gjykata Përfunduar
Berat 43
Dibër 31
Durrës 34
Elbasan 129
Fier 68
Gjirokastër 45
Kavajë 10
Korçë 110
Krujë 17
Kukës 25
Kurbin 14
Lezhë 37
Lushnjë 30
Mat 12
Pogradec 66
Pukë 17
Sarandë 5
Shkodër 50
Tiranë 372
Tropojë 9
Vlorë 96
Totali 1220
Largimet nga puna sipas viteve
Periudha kohore Gjithsej për gjykim Përfunduar
Pa përfunduar
Viti 2006 2160 1680 480
Viti 2007 1835 1498 337
Viti 2008 1679 1220 459
Çështjet civile me objekt marrëdhëniet e punës të shqyrtuara për vitin 2008
Gjykata Gjithsej për gjykim Përfunduar Papërfunduar
Berat 57 43 14
Dibër 40 31 9
Durrës 47 34 13
Elbasan 185 129 56
Fier 80 68 12
Gjirokastër 57 45 12
Kavajë 12 10 2
Korçë 123 110 13
Krujë 23 17 6
Kukës 26 25 1
Kurbin 27 14 13
Lezhë 41 37 4
Lushnjë 37 30 7
Mat 16 12 4
Pogradec 74 66 8
Pukë 18 17 1
Sarandë 5 5 0
Shkodër 56 50 6
Tiranë 629 372 257
Tropojë 9 9 0
Vlorë 117 96 21
Totali 1679 1220 459
2 Shtator 2009