Reforma, vihet në pikëpyetje përfaqësimin politik në Kuvend
Pragu elektoral ndryshon në varësi të zonave, Tirana 4%, Kukësi 25%. “Të vegjlit” kërkojnë përmirësimin e sistemit aktual, PD dhe PS të patundshme
Erald Kapri
Diskutimi i reformës zgjedhore ka rinisur në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, ku kësaj radhe është prekur thelbi i sistemit elektoral të ri, proporcional rajonal. Deputetët e partive të vogla e kanë kundërshtuar propozimin kushtetues të Partisë Socialiste duke vënë në dyshim elementin thelbësor të sistemit, përfaqësimin politik në Parlament. Mbledhja e Komisionit të Ligjeve është shoqëruar me debate të ashpra, të shoqëruara këto me propozime kushtetuese nga më të ndryshme. Përveç sistemit proporcional rajonal, partitë e vogla kanë propozuar që sistemi aktual të mbetet në fuqi duke i bërë disa rregullime ligjore për të parandaluar fenomenin e “Dushkut”. Propozimet e partive të vogla janë përjashtuar nga PD-ja dhe PS-ja, të cilat ngritën në piedestal sistemin proporcional rajonal. Debati nuk u zhvillua vetëm për sistemin, por u debatua edhe për marrëdhëniet brenda kampeve politike, ku aleatët e PD-së dolën kundër saj dhe të njëjtën gjë bënë edhe të majtët.
Debati
Mbledhja e Komisionit të Ligjeve ka filluar me diskutimet e dy relatorëve për ndryshimet kushtetuese, Fatmir Xhafa dhe Arenca Trashani. “Në kushtet e vendit tonë duhet të jetë një sistem elektoral proporcional rajonal. Pra në zona shumemërore”, - tha Xhafa. “Përcaktohen zonat zgjedhore shumemërore në përputhje me ndarjen administrative”, - u shpreh me të njëjtin sinkron Trashani. Në këtë pikë filluan të ndërhyjnë partitë e tjera, të cilat vunë në pikëpyetje shumë elementë të sistemit të ri elektoral. Pikëpyetja e parë u ngrit nga deputeti i LSI-së, Spartak Braho, i cili vuri në dyshim përfaqësimin politik sa më të drejtë në Kuvend nëpërmjet proporcionalit rajonal. “Ndarjet në qarqe kalojnë pragje të pamundura të realizohen nga parti politike. Unë konstatoj se pragu në qarkun e Beratit shkon në 12 për qind, në qarkun e Gjirokastrës pragu është 20 për qind, në qarkun e Korçës është 8 për qind, në qarkun e Kukësit është 25 për qind dhe vetëm në Tiranë më i vogli 4 për qind”, - tha Braho. Deputeti i PS-së, Fatmir Xhafa, ka reaguar menjëherë duke thënë se kjo pjesë nuk i përket çështjes së propozimeve kushtetuese, por duhet të diskutohen më vonë për ndryshime të Kodin Elektoral. “Nuk është detyra jonë të udhëheqim pragun. Ne propozojmë ndryshim kushtetues që përmirëson sistemin. Është detyra e partive politike që gjatë diskutimeve të Kodit Zgjedhor të diskutohet edhe për pragun”, - tha më tej Xhafa. Një pjesë tjetër e debatit ka qenë edhe eliminimi politik që marrin partitë e vogla nga sistemi i ri. “Edhe në maxhoritar, edhe në proporcionalin rajonal, edhe në proporcionalin e pastër ne mbetemi në këto nivele. Për këto 8 partitë e tjera bie gijotina. Kujt i intereson kjo?” - shprehu shqetësimin Braho. “Ju pranoni të ndryshojë sistemi zgjedhor, pranoni sistem zgjedhor proporcional dhe e treta, pranoni sistemin proporcional rajonal. Atje ku ndryshojmë ne është se ka të bëjë me përfaqësimin e rajoneve. Ne propozojmë ndarjen e sotme administrative, ndërsa ju propozoni një formulë ekstra ligjore dhe kushtetuese”, - iu përgjigj Xhafa deputetit Braho.
“Të vegjlit”
Partitë e vogla të të gjitha krahëve politikë janë shprehur kundër propozimet të partive të mëdha për të ndryshuar sistemin elektoral. “Vota ime është kundër në parim ndaj këtij projektligji”, - paralajmëroi deputeti republikan Arian Madhi. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe kryetari i Bashkimit Liberal Demokrat, Arian Starova, i cili propozoi një përmirësim të sistemit aktual. “Dy parti në një moment të caktuar po ngrenë një gijotinë politike dhe të gjitha partitë e tjera të shkojnë, kjo nuk shkon. Mendoj se sistemi aktual me pak korrigjime është sistemi më i mirë”, - tha Starova. Të njëjtin propozim ka bërë edhe deputeti i të Drejtave të Njeriut, Spiro Peçi, i cili tha se sistemi aktual nuk ka mangësi ndaj dhe nuk duhet të ndryshohet. “Unë seriozisht e kam parë me shumë vëmendje projektligjin, por edhe Kushtetutën. Mundohem të gjej ndonjë mangësi të sistem që ka aktualisht Kushtetuta dhe seriozisht shoh se nuk ka asnjë mangësi”, - tha Peçi. Debati mbi reformën zgjedhore do të zhvillohet edhe në seanca të tjera në Komisionin e Ligjeve.
10 Prill 2008