Reforma zgjedhore, Manjani: Jo vetëm nga PD e PS
LSI-ja është kundër një reformë zgjedhore të realizuar në mënyrë bipartizane.
Sekretari për Çështjet Zgjedhore në LSI, Ylli Manjani, tha dje se bërja e kësaj reforme nga dy partitë e mëdha në të shkuarën ka rezultuar e dështuar. Sipas tij, nevojitet një proces gjithëpërfshirës i partive politike, shoqërisë civile dhe institucioneve, që kanë lidhje me proceset zgjedhore. "Reformat e PD-së dhe PS-së në gjithë këtë vit kanë qenë kryesisht reforma bipartizane dhe nuk kanë arritur thuajse asgjë. Të ketë një reformë sa më të gjerë të mundshme", - tha Manjani. Deri më tani, negociatat për reformën e ardhshme zgjedhore janë ndjekur vetëm nga dy partitë kryesore në vend. PS-ja është shprehur se do të dalë me një paketë të përbashkët me partitë e vogla të opozitës për reformën, ndërsa PD-ja kërkon ngritjen e komisionit për t’u shpalosur aty edhe pretendimet e partive të tjera në mazhorancë.