E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore, Topi: Nevojitet dialog gjithëpërfshirës, jo politikë imponuese

Presidenti i Republikës Bamir Topi ka deklaruar dje se forcat politike në vend që të gjejnë një mundësi dialogu gjithëpërfshirës për të konkluduar në një rezultat konkret porsa i takon reformës zgjedhore. Kreu i shtetit vuri në dukje se gjithçka duhet diskutuar më parë sepse çdo ndryshim në Kushtetutë duhet të marrë edhe votat e nevojshme në kuvend. Një ditë pas propozimit të socialistëve për një sistem proporcional rajonal, dhe mbështetjes së marre nga Partia Demokratike në kuadër të dialogut për reformën zgjedhore, Presidenti i Republikës Bamir Topi, u bëri thirrje forcave politike në vend për zhvillimin e një dialogu gjithëpërfshirës për gjetjen e një marrëveshjeje për sistemin zgjedhor nga e cila të mos ketë të përjashtuar. Lidhur me mundësinë e ndërhyrjes së kreut të shtetit në debatin për reformën zgjedhore, Presidenti Topi deklaroi se “dialogu gjithëpërfshirës duhet të institucionalizohet” duke e vënë theksin edhe tek funksionimi i komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore.
OSBE: Forcat politike t’i nënshtrohen dialogut rreth propozimeve për sistemin zgjedhor/Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE) u ka bërë thirrje dje forcave politike që të hapin dialogun gjithë përfshirës në kuadër të debatit për reformën zgjedhore. Kësisoj, kreu i përfaqësisë së kësaj organizate në Shqipëri, Ambasadori Robert Bosch, ka mirëpritur propozimet për reformën pasi është njohur më parë me to. “OSBE-ja inkurajon të gjitha partitë të debatojnë mbi propozimet dhe të arrijnë një marrëveshje ndërpartiake sa më të gjerë të mundshme për një sistem zgjedhor që i përshtatet më mirë realitetit shqiptar,” tha Bosch duke shtuar se “janë aktorët politikë shqiptarë ata që duhet të vendosin se si të ecin përpara”. Në vijim ambasadori i ka ofruar mbështetje teknike Kuvendit. Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut në raportet e herë pas hershme të saj ka evidentuar shpesh mangësi në sistemin aktual zgjedhor në Shqipëri. Thirrja e OSBE për dialog mes forcave politike për zgjedhjen e një sistemi të përshtatshëm zgjedhor, por dhe konsensual, pason atë të presidentit Topi i cili gjithashtu ka kërkuar bashkëpunim mes partive politike për këtë çështje. Thirrja e OSBE për dialog mes forcave politike për zgjedhjen e një sistemi të përshtatshëm zgjedhor, por dhe konsensual, pason atë të presidentit Topi i cili gjithashtu ka kërkuar bashkëpunim mes partive politike për këtë çështje

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›