Reformë në zyrat e punësimit sipas sistemit britanik
Shqipëria do të reformojë zyrat e punësimit, në bazë të sistemit britanik e për këtë arsye është siguruar edhe ekspertiza e Mbretërisë së Bashkuar në këtë fushë. Kjo u sigurua gjatë vizitës së ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, në Britani, ku u takua edhe me ministrin britanik të Shtetit për Punësimin dhe Reformën e Pensioneve, Jim Knight.
U sugjerua nga pala angleze që autoritetet e punës së Shqipërisë të zotërojnë në çdo moment informacion për nevojat e tregut të punës në vend dhe të kenë koordinim të vazhdueshëm mes atyre që kërkojnë punë, zyrave të punës dhe punëdhënësve, qofshin këta të karakterit privat apo shtetëror. Modeli britanik ishte funksional në fushën e punësimit me një sukses në rreth 92% të rasteve të paraqitura për punë e që u mundësohej punësimi brenda 6 muajve. Për të arritur këtë, sistemi anglez i detyronte punëkërkuesit që të dëshmonin vullnet dhe dëshirë për të pranuar vendet e punës të ofruara dhe në rastet kur vihej re abuzim apo neglizhencë, mund të shkohej deri tek ndërprerja e ndihmës ekonomike.
Një sugjerim tjetër i palës angleze ishte përfshirja në skemën e ndihmës ekonomike edhe të kryefamiljareve femra që ishin në proces divorci deri në vendimin e gjykatës apo edhe shtrirja e vëmendjes tek grupet e ndryshme të njerëzve me aftësi të kufizuara. Nga ana e tij, ministri Ksera informoi palën angleze se tashmë janë përgatitur ndryshimet e nevojshme ligjore që parashikojnë edhe përfshirjen për herë të parë të këtyre kategorive në skemën e mbështetjes me të ardhura. Pala angleze u tregua e gatshme që të kontribuonte në përmirësimin e kapaciteteve të administratës shqiptare në fushën e punësimit dhe shërbimeve sociale si dhe ofroi ndihmë në çdo kohë për të përshtatur apo përfituar prej legjislacionit të Mbretërisë së Bashkuar për modelet e punësimit apo përkujdesjes sociale.
“Ministri britanik u interesua për hapat e ndërmarrë nga Shqipëria në fushën e reformave të sistemit të përkujdesjes sociale, nxitjes së punësimit etj., ndërsa pala shqiptare pa nga afër implementimin në terren të politikave të punësimit të Mbretërisë së Bashkuar. Z. Ksera informoi homologun e vet të Mbretërisë së Bashkuar për hapat e informatizimit dhe në dixhitalizimin e skemës së ndihmës ekonomike në Shqipëri, duke kërkuar njëkohësisht edhe asistencën e Anglisë në këtë fushë”, - bën të ditur zyra e shtypit e kësaj ministrie.
Duke zhvilluar një bisedë të detajuar për mekanizmat ekzistentë tek të dy vendet, ministri shqiptar pohoi planin e masave që ka filluar të ndërmarrë qeveria shqiptare për vënien në eficiencë të disiplinimit të skemës së ndihmës ekonomike. Z. Ksera informoi homologun Knight dhe bashkëpunëtorët e tij se qeveria shqiptare synon, që, me marrjen e masave të duhura në fushën e modernizimit dhe reformimit të mënyrës së shpërndarjes së ndihmës ekonomike, të arrijë reduktimin e varfërisë dhe rritjen e mbështetjes për shtresat më të varfra. Nga ana e tij, z. Knight vuri në dukje se bashkëpunimi mes strukturave qeveritare dhe koordinimi me njësitë vendore luan rol kyç në efikasitetin e skemës së kontrollit të abuzimeve.
Në takimin e zgjeruar me drejtues kryesorë të departamenteve të punësimit dhe pensioneve të Mbretërisë së Bashkuar u diskutua për format e bashkëpunimit dhe mënyrës së përfitimit prej shembullit anglez, ku më e rëndësishmja ishte lidhja e ngushtë që u evidentua mes strukturave shtetërore, punëkërkuesve dhe punëmarrësve në Mbretërinë e Bashkuar.