Refuzimi i interpelancave, Berisha debaton ashpër me opozitën në Kuvend
Leskaj akuzon kryeministrin se ka urdhëruar bllokimin e Parlamentit. Kryeministri: “Kjo është fabrika e mashtrimeve të politikës së re”
Eljona Ballhysa
Mungesa e kryeministrit Berisha në tetë interpelanca të kërkuara nga opozita ka shkaktuar debate gjatë seancës së djeshme parlamentare. Opozita ka akuzuar kreun e qeverisë për mungesë serioziteti, pasi ai ka anashkaluar tetë kërkesa të Grupit Parlamentar të PS-së për interpelanca. Ndërsa kreu i qeverisë është shprehur se kërkesat e PS-së përmbajnë mashtrime dhe gënjeshtra për të cilat nuk ia vlen të përgjigjesh.
Akuzat
Kryetarja e Grupit Parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, e akuzoi Berishën duke thënë se ai urdhëron bllokimin e Parlamentit. Ajo tha se deputetëve të opozitës nuk u jepet fjala në Parlament dhe se ky tempull i fjalës së lirë po sundohet nga kreu i qeverisë. Po kështu Leskaj kërkoi sqarime nga Berisha për të gjitha akuzat e ngritura kundër tij si nga opozita, ashtu dhe nga raportet e ndërkombëtareve për korrupsion, që implikon vetë shefin e kabinetit qeveritar. “Zoti kryeministër, unë nuk e di se sa serioz jeni ju me NATO-n për sa kohë që unë them që reformat janë bllokuar, për sa kohë që në prezencën tuaj Parlamenti është i dhunuar. Juve keni qenë në sallë kur deputetëve të opozitës nuk u është dhënë e drejta e fjalës dhe unë nuk e di nëse ka ndonjë vend tjetër anëtar i NATO-s ku deputetët e opozitës, minimalisht nuk kanë të drejtën e fjalës”, - është shprehur Leskaj. Më tek ajo tha se opozita nuk do të bëhet koperturë e qeverisë në arenën ndërkombëtare në rast se kryeministri do të vazhdojë të shpërfillë kërkesat e opozitës për interpelanca. “Kjo opozitë nuk do të pranojë të bëhet koperturë as në sallën e Parlamentit dhe as jashtë tij, për sa kohë që ju dhunoni fjalën e lirë, përsa kohë që ju shpërfillni kërkesat e opozitës”, - është shprehur Leskaj dje në Kuvend. Ndërsa më parë nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Erion Braçe, akuzoi vajzën e kryeministrit Berisha, e cila, sipas tij, disponon toka në bregdetin jugor të vendit. Po kështu, Braçe kërkoi sqarime nga kryeministri për tragjedinë e Gërdecit.
Berisha
Përsa u përket akuzave për përfshirjen e Berishës në tragjedinë e Gërdecit, kryeministri tha se PS-ja duhet të faktojë lidhjen e tij me ngjarjen e Gërdecit. Ai tha se nëse nuk ka fakte për dijeninë e tij për procesin e demontimit të armëve që kryhej në Gërdec, opozita nuk duhet të thurë një mal me gënjeshtra. “Ajo që kam deklaruar dhe deklaroj është se kryeministri nuk ka pasur asnjëherë dijeni, zero dijeni. Kjo është e vërteta e pamohueshme dhe askush nuk mund të faktojë tjetër veç kësaj. Me shpifje e trillime nuk do të mund të ecni asnjë milimetër para, përkundrazi, do të vraponi drejt së shkuarës suaj dhe mos harroni se propaganda e partisë që ju trashëgoni ka qenë një propagandë e mega-mashtrimit, e terrorit psikologjik. Hiqni dorë prej saj dhe jini koherentë”, - u shpreh kreu i qeverisë. Më tej ai theksoi se përsa i përket Gërdecit, ai ka respektuar ligjet në fuqi, të cilat janë hartuar dhe miratuar nga Partia Socialiste dhe këta ligje nuk lejojnë pjesëmarrjen e kryeministrit në nënshkrimin e kontratave me kompanitë që kryejnë demontim armësh. Berisha gjithashtu iu përgjigj dhe akuzave të deputetit Erion Braçe, sipas të cilit familja e kreut të qeverisë disponon toka në bregdetin jugor të vendit. “Akuzohem se kam prona në Jug. Por unë nuk kam një metër katror, përveçse në Tropojë dhe në asnjë vend tjetër në Shqipëri. Dhe atë ua fala fshatarëve të mi”, - është shprehur Berisha. Po kështu, kreu i qeverisë ka përgënjeshtruar dhe lajmin sipas të cilit qeveria ka nënshkruar një kontratë me një kompani italiane për të shitur rërë, e cila do të merret nga bregdeti i Vlorës. “Unë nuk mund të bie në merimangën e shpifjeve dhe trillimeve të përditshme që i gatuan kuzhina e politikës së re. Akuzohem se paskam dhënë rërë, por këto janë çmenduri. Po kujt i paskam dhënë rërë, kur nuk më ka kërkuar njeri rërë qëkur jam bërë kryeministër e deri sot? Kjo është fabrika e mashtrimeve të politikës së re”, - është shprehur Berisha.
Tetë interpelancat e kërkuara nga opozita
Interpelancë për rritjen e numrit të vetëvrasjeve me burim varfërinë ekstreme në familjet shqiptare.
Interpelancë për deformimin e rëndë të parimeve të ekonomisë së tregut, përmes çmimeve referuese që plaçkitin qytetarët dhe biznesin e ndershëm.
Interpelancë për përgjegjësinë dhe masat e marra nga qeveria për vdekjet e minatorëve në Bulqizë e kudo.
Interpelancë për çmimin e rritur të drithërave dhe kompensimin e munguar.
Interpelancë për krimin shtetëror të Gërdecit.
Interpelancë për deklarimin e pasurisë, mosdeklarimin apo deklarimin e rremë të zyrtarëve të paguar nga qeveria, në qeveri, Tatime, Dogana, Drejtësi, Polici etj.
Interpelancë për deklarimin e 1.5 milionë eurove të ardhura të luajtshme e të paluajtshme, të arkëtuara e materializuara nga Sali Berisha, familja e tij, qeveria, ministrat e tij, konfliktet e interesit të këshilltarëve të tij.
Interpelancë për konfliktin e interesave të qeverisë në raport me familjen Berisha. Për trajtimin e titujve të pronësisë.
11 Korrik 2008