E Shtunë, 31 Tetor 2026

Refuzohet kërkesa e Mediut për falje

R. Durda, 17 vjeçar, ish- punëtor në Gërdec, nuk i fali ministrit të Mjedisit, vdekjen e nënës në fabrikë dhe plagosjen e tij

"Mediu: pranoj të marr përsipër të gjitha përgjegjësitë që më takojnë, por Gërdeci nuk ndodhi për fajin tim"

TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, tashmë me detyrën e ministrit të Mjedisit, pas 23 muajsh që nga dita e shpërthimit të fabrikës së "ferrit" në Gërdec doli dje për herë të parë................................. gjykatës 17- vjeçarit R. Durda, që humbi nënën në këtë tragjedi dhe vetë mori plagë të rënda në trup.

Kërkesë padia penale e 17- vjetarit.............................. e tij që dje shoqërohej nga i ati, që solli edhe Mediun në Gjykatën e Lartë.

Ai u paraqit me ftesë të kësaj të fundit, për të zhvilluar seancën e parë gjyqësore, të cilësuar si seanca paraprake e pajtimit mes palëve. Vetë, deputeti Mediu u paraqit para Gjykatës së Lartë, duke kërkuar ndjesë për mos paraqitjen në seancën e kaluar.

Ai i kërkoi ndjesë 17- vjeçarit paditës dhe të gjithë viktimave të tragjedisë së Gërdecit, duke shfajësuar veten për shpërthimin e 15 marsit 2008. "Shpreh ngushëllimet e mia të gjithë familjarëve që kanë humbur të afërmit e tyre nga shpërthimi i fabrikës së Gërdecit dhe të gjithë atyre që janë dëmtuar nga ky shpërthim.

Gjithashtu, i kërkoi falje të gjithë atyre që kanë pësuar nga kjo tragjedi me pozitën e ish-ministrit të Mbrojtjes për të gjitha përgjegjësitë që do më takonin mua.

Por, ajo nuk ishte vepër e ministrit, por e strukturave të MEICO-së dhe ushtarakëve të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të cilët neglizhuan kushtet e sigurisë aty.

Unë i kërkoj ndjesë edhe 17- vjeçarit R.Durda për plagët e marra dhe vdekjen e nënës, duke i kërkuar që të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe ta mbyllim këtë proces"-mësohet të ketë pohuar ish-ministri Mediu dhe mbrojtësit e tij ligjorë.

Ndërkohë, seanca gjyqësore e parashikuar për pajtim mes palëve zgjati më shumë se tre orë, ku përveç ndjesës së kërkuar nga deputeti Mediu, ai i kërkoi gjykatës mos heqjen e imunitetit për shkak të keqinterpretimeve të politikës.

"Jam i gatshëm të marr përgjegjësitë që më takojnë, por në rastin e Gërdecit nuk ishte faji i im. Kërkoj nga trupi gjykues të mos procedojë me heqjen e imunitetit për shkak të keq interpretimeve që do t'i bëjë politika"-mësohet të kenë thënë para Gjykatës, avokatët dhe vetë deputeti Mediu. Gjithashtu, mësohet se deputeti i akuzuar, i cilësoi proceset gjyqësore ndaj tij si një tendencë me prapavijë politike.

Deputeti Mediu mbajti shikimin nga togat e zeza dhe familjarët e pranishëm në sallë të cilët janë të dëmtuar akuzues në këtë rast. Në fund të debateve dhe argumenteve në sallën e gjyqit, 17 vjeçari në prani të babait refuzoi faljen e kërkuar. "Unë nuk pranoj të pajtohem me të pandehurin Fatmir Mediu dhe kërkoj t'i hiqet imuniteti e të gjykohet.

Nuk ia fal vdekjen e nënës dhe as plagët që kam marrë në trup nga shpërthimi i asaj fabrike që është ngritur nga Ministria e Mbrojtjes në Gërdec",- tha 17 vjeçari R.Durda i përforcuar nga pohimi i prindit të tij para trupit gjykues të drejtuar nga Ariana Fullani.

Mediu nuk preferoi të komentojë seancën duke u larguar në kujdesin e shoqëruesve. Para se të largohej nga hyrja e Gjykatës, deputeti Mediu takoi rastësisht ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, tashmë me detyrë Inspektor i Deklarimit të Pasurive, me të cilin shkëmbeu një përshëndetje të shkurtër para se të largohej.

Padia e dytë bashkohet me atë të Durdës

TIRANË- Po dje, ishte parashikuar zhvillimi i procesit të dytë gjyqësor ndaj deputetit Fatmir Mediu, padi kjo e ngritur nga e dëmtuara akuzuese Alketa Hazizaj, e cila ka paditur penalisht ish-ministrin e Mbrojtjes për "plagosje së rënda nga pakujdesia".

Por, pesëshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Andi Çeliku, pasi mori në shqyrtim këtë çështje, vendosi ta bashkojë në një çështje me dosjen e depozituar po pranë kësaj gjykate ku i dëmtuari akuzues është 17 -vjeçari R.D.

Sipas vendimit të bashkimit të çështjes, saktësohet ndër të tjera se meqenëse dy dosjet qëndrojnë në të njëjtën gjendje dhe shkallë përpara të njëjtës gjykatë si dhe për faktin se të dyja këto çështje janë kundër të njëjtit person për të njëjtin fakt penal të pretenduar dhe meqenëse për shkak të bashkimit të tyre nuk dëmtohet çështja, apo shpejtësia e zgjidhjes së tyre, në respektim të Kodit të Procedurës Penale Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, vendosi të bashkojë çështjet në një të vetme.

Me bashkimin e çështjes, togat e zeza vendosen të ndërpresin seancat gjyqësore për të vazhduar më 15 shkurt, kohë kjo e mjaftueshme që palët dhe trupa gjyqësore të njihet me dosjen e kallëzueses Alketa Hazizaj.

Mësohet se më 15 shkurt 2010 seanca e parë gjyqësore do të jetë e njejtë, ku trupi gjykues do t'i propozojë sipas ligjit palëve të pajtohen mes tyre. Nëse kjo nuk do të arrihet atëherë procesi gjyqësor ndaj Mediut do të vazhdojë me kërkesën për heqjen e imunitetit dhe më pas zhvillimin e procesit penal ndaj tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›